• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRITIK TE VLADIMIR PUTINIT/ Të gjitha rastet e vrasjeve të gazetarëve nga ardhja e tij në pushtet deri sot
Home
Nderkombetare

KRITIK TE VLADIMIR PUTINIT/ Të gjitha rastet e vrasjeve të gazetarëve nga ardhja e tij në pushtet deri sot

30 May, 2018 Sadik.Autor Botë, Nderkombetare

Nga viti 2000, kur Vladimir Putin u zgjodh President i Rusisë, deri në vitin 2018 në Rusi janë shënuar dhjetra vrasje. Nisur nga rasti i djeshëm i vrasjes së gazetarit Arkady Babçenko AlpeNews.al sjell të gjitha rastet e vrasjeve më të mistershme por dhe më të bujshme të gazetarë të njohur si kritik të Presidentit Rus Putin dhe pushtetit të tij.

Anna Politkovskaya 7 Tetor të 2006

Vrarë në Moskë, ekzekutuar me pistoletë  teksa hynte në ashensorin e shtëpisë së saj. Gazetare dhe shkrimtare e njohur dhe e vlerësuar në nivel ndërkombëtar, ajo punonte për Novaja Gazeta – një nga të rrallat e pavarur në Rusinë e Putin, por sidomos ka shkruar libra që kanë bërë xhiron e botës: Një luftë e pisët në 2001, Rusia e Putin në 2004, dhe një Ditar rus, i botuar pas vdekjes së saj. Në shkrimet e saj Anna tregon për tortura nga ana e Forcave Speciale ruse dhe militantëve vendas, për vrasje, korrupsion, dhe sipas gazetës, në momentin e vrasjes ajo kishte premtuar se do të publikonte detaje të reja me emra dhe mbiemra. Në funeralin e saj nuk mori pjesë asnjë përfaqësues i qeverisë, ndërsa dyshimet dhe hetimet u përqendruan menjëherë në Çeçeni. Pista e pranuar në Rusi, por dhe jashtë saj, është se ajo u eliminua fizikisht nga militantët paraushtarakë të Ramzan Kadyrov, një njeri shumë besnik i Putin. I dyshuari kryesor, një çeçen, u arrestua, u la i lirë për mungesë provash dhe më pas u akuzua sërish. Po për porsitësin e vrasjes nuk dihet asgjë.

Natalya Estemirova 15 Korrik 2009

Gazetarja dhe aktivistja për të drejtat e njeriut, anëtare e Memorial dhe vejusha e një agjenteje policie femër, banonte në Ceceni, u mor në shtëpinë e saj nga persona të panjohur. Trupi i pajetë, i bërë shoshë nga plumbat, u gjet pak ditë më pas në pyll. Estemirova kishte mbledhur dokumente dhe dëshmi për luftën e dytë çeçene. Dhe ajo bashkëpunonte me Novaja Gazeta dhe sipas Human Rights Uatch, vrasja e saj u bë që të ndalohej publikimi i lajmeve për një rast torture. Dimitri Medvedev, President, ndërsa Putin ishte Kryeministër, premtoi hetime, ndërsa dyshimet bien sërish tek një nga njerëzit më besnik të Putin, Kadyrov.
 Dmitry Tsilikin 1 prill 2016

Gazetari  është vrarë në apartamentin e tij në Shën Petërsburg. Tsilikin ishte një gazetar shumë i njohur rus, shkrimet e të cilit fokusoheshin në kulturë dhe muzikë. Ai gjithashtu ka shkruar për çështje sociale dhe të drejta të njeriut,ku kishte paraqitur rezervat e tij nda pushtetit të Putinit.

 Pavel Sheremet 2016

Ndërkohë që ai po ngiste makinën në qendër të Kievit shperthimi i një autobombe i shkaktoi  vdekjen. Sheremet, i cili shkruante për gazetën ”Ukrainska Pravda”, jetonte në Kiev prej pesë vitesh.Sheremet, 44 vjeç, ka qenë edhe prezantues televiziv në Bjellorusi, por një konflikt me regjimin e detyroi të largohet sepse ishte kundër pushtetit te Putinit.

Arkady Babçenko 30 maj 2018

Ka ndërruar jetë një ditë më parë pasi ishte qëlluar me armë zjarri pranë shtëpisë së tij në Kiev.

41 vjeçari raportohet se ishte nën kërcënime me vdekje pas publikimit të një shkrimi lidhur me aeroplanin rus të rrëzuar në 2016.

Përgatiti:AlpeNews.al 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ja me kë po i kalon pushimet Luana Vjollca (FOTO)
Previous article “DOSJA HABILAJ”/ Prokurorët shqiptar drejt Katania, do të merret në pyetje Moisiu, Nezar Seitaj dhe...

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

"HORMUZIN E KONTROLLOJMË NE"/ SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha Botë

"HORMUZIN E KONTROLLOJMË NE"/ SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani Botë

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s Botë

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT