Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për ditën e Krishtlindjeve. Një urim special ajo ka bërë për të gjithë ushtarakët shqiptarë dhe për familjet e tyre.
Në një status në Facebook, Xhaçka i uron harmoni e begati shqiptarëve. “Krishtlindje të bardha për të gjithë besimtarët e krishterë e në veçanti për ushtarakët shqiptarë! Shëndet, harmoni e begati në familjet tuaja!,” shkruan ajo.