• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRIMINALITETI NË BELGJIKË/ Mediat ndërkombëtare: Kolumbianet trajnojnë shqiptarët për të prodhuar kokainën
Home
Aktualitet
Kronikë

KRIMINALITETI NË BELGJIKË/ Mediat ndërkombëtare: Kolumbianet trajnojnë shqiptarët për të prodhuar kokainën

1 October, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Mediat belge kanë zbuluar një fenomen tjetër lidhur me përfshirjen e shqiptarëve në trafikun e kokainës me vendet e Amerikës Latine.

Në një shkrim te “L’Echo” lidhur me kriminalitetin në Belgjikë, mes të tjerash citohet: “Në portin e Antwerpen, është trafiku i kokainës ai që ka shpërthyer, me konfiskimet që janë rritur në mënyrë eksponenciale, shumëzuar me 14 në tetë vjet, për të arritur shifrën marramendëse prej 89,450 tonësh në 2021 , konfiskim rekord që rezulton veçanërisht nga hetimet në lidhje me enkriptimin e Sky ECC. Këto shifra janë pasojë e evolucionit të trafikut botëror të kokainës dhe mbiprodhimit që rezulton nga tregu kolumbian, vendi kryesor i prodhimit të gjetheve të kokainës. Droga prodhohet në Kolumbi dhe arrin në Antëerp në kontejnerë nga Ekuadori ose Brazili. Më parë arrinte ‘gati për t’u përdorur’, por tani arrin ‘i shkrirë’ në materiale, të tilla si pllaka për shembull, për të siguruar linjën e furnizimit. Laboratorët e nxjerrjes janë projektuar në Evropë nga organizata belge që bëjnë porosi në Kolumbi dhe menaxhojnë nxjerrjen dhe shpërndarjen këtu. Një fenomen i kohëve të fundit që ne shohim: “kolumbianët ofrojnë një ‘shërbim pas shitjes’ dhe dërgojnë kimistët e tyre këtu për të trajnuar ‘punonjësit’ vendas”, thekson një burim i njohur me këtë çështje.

Ky është rasti i laboratorit të Strée, një qytezë në Hainaut, ku kolumbianët trajnuan shqiptarët në bazat e kimisë, në emër të një organizate belgo-holandeze, për të transformuar pastën koka dhe bazën e kokainës në hidroklorur kokaine. I kontrolluar në mars 2021, laboratori u çmontua. Kjo dosje, e trajtuar nga prokuroria federale dhe me nofkën Pharmaceutica nga hetuesit e PJF të Lièges, pritet të përfundojë së shpejti dhe duhet të mbërrijë në gjykatën penale për një seancë hyrëse në fillim të vitit 2023.

Shkrimi citon gjithashtu se: “Sot, joshja e fitimit është e tillë që krimi vendas është kthyer në trafik, ndërkohë që prania e portit të Antëerp-it ka tërhequr në vend familje të mëdha marokene, shqiptare dhe suriname, madje edhe të Amerikës së Jugut”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SERBIA, DASHNORJA E RUSISË"/ Kryemadhi: Djegia e mandateve ndihmoi Ramën për të dëmtuar Kosovën
Previous article PAMJET/ Kur bashkohet shkenca me modën, rezultati është një mrekulli mbi trupin e Bella Hadid

F.autor

Postime të ngjashme

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri Aktualitet

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet Aktualitet

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT