• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRIMI QË TRONDITI ELBASANIN/ Zbardhen detajet nga arrestimi i 18-vjeçarit që vrau Madrid Ulqinakun, si u gjet arma e krimit
Home
Aktualitet
Kronikë

KRIMI QË TRONDITI ELBASANIN/ Zbardhen detajet nga arrestimi i 18-vjeçarit që vrau Madrid Ulqinakun, si u gjet arma e krimit

24 August, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vrasja e Madrid Ulqinakut në qytetin e Elbasanit mbrëmjen e 17 gushtit, tronditi opinionin publik për shkak të rrethanave të krimit.

Policia arriti të arrestonte autorin Hergito Peqini, i cili është vetëm 18-vjeç. Pas u gjet edhe arma e zjarrin me të cilën u krye krimi, që do të jetë një provë e rëndësishme për hetuesit. Arma e llojit pistoletë është gjetur në ujërat e lumit Shkumbin, në vendin ku autori i dyshuar i krimit u ka treguar hetuesve se e kishte hedhur.

Pistoleta ishte e mbushur me gjashtë fishekë, ndërsa i riu u vra me një plumb në kokë, duke mbetur i vdekur në vend.

“Në cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi armën e zjarrit pistoletë me një krehër me 6 fishekë në të, të cilat u gjetën pas kërkimeve intensive nga ana e shërbimeve, në shtratin e lumit Shkumbin”, sqaroi Policia.

Tanimë, arma e sekuestruar pritet t’i nënshtrohet ekspertizës balistike, në mënyrë që hetuesit ta faktojnë me prova shkencore autorësinë e 18-vjeçarit në vrasje.

Krimi i rëndë u regjistrua mbrëmjen e 17 gushtit, në afërsi të stadiumit “Elbasan Arena”. Ngjarja, sipas dëshmisë së njërit prej të arrestuarve, ka ndodhur për arsye banale.

Pas ekzekutimit të 33-vjeçarit Eiden Dino, i akuzuar si bashkëpunëtor në krim dhe i prangosur nga Policia, tha se para vrasjes, treshja kishte konsumuar alkool dhe lëndë narkotike të llojit kokainë.

“Pasi kemi pirë disa birra, Klaudio dhe Horgito, të dy kanë konsumuar disa viza kokainë, mesa mbaj mend, tre-katër viza secili. Unë vetë kam pirë vetëm birra dhe nuk kam konsumuar lëndë narkotike kokainë. Kur unë vajta te shtëpia, pashë që Klaudjani kishte pistoletë mbi divan. Kur dolëm Horgito mori pistoletën dhe e futi në marsupin që kishte apo në brez, kurse Klaudjani mori një thikë në dorë dhe me pyeti: ‘… kë do mbash në çantë thikën apo mos e do ti pistoletën?’.

Unë i thashë që do mbaj thikën, se pistoletë nuk kam mbajtur ndonjëherë. Futa thikën në çantën marsup që kisha me vete, e cila është e zezë… Kur ishim në rrugë, sapo kalon stadiumin, unë po ecja para me Horgiton, kurse pas nesh, në më pak se 1 metër po ecte Klaudjani.

Në një moment unë shikoj që 2 persona kishin kapur nga duart Klaudjanin dhe po bënin llafe me atë. Horgito ndërkohë po i bërtiste Madritit dhe i tha: ‘Ta q…. r…’, dhe sapo tha këtë Horgito, nxori pistoletën nga çanta e zezë, ia drejtoi armën Madritit dhe i qëlloi me armë një herë dhe Madriti u rrëzua në tokë”, ka thënë ai

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ESCOBAR DHE LAJÇAK SOT NË KOSOVË/ Sot takimi me përfaqësuesit e opozitës, zbardhet axhenda
Previous article ISHIN DUKE DALË NGA LOKALI/ Shqiptari dhunon brutalisht tunizianin pasi e ofendoi dhe kërcënoi

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI) Aktualitet

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI)

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë Aktualitet

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën Aktualitet

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT