• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRIMI NUK PYET PËR KORONAVIRUS/ Kapen 613 kg kanabis në Kurbin, 2 të arrestuar. Sekuestrohet dhe një… (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

KRIMI NUK PYET PËR KORONAVIRUS/ Kapen 613 kg kanabis në Kurbin, 2 të arrestuar. Sekuestrohet dhe një… (VIDEO)

12 March, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Krimi nuk pyet as për koronavirusin megjithëse këto ditë po përjetohen me shumë ankth jo vetëm nga shqiptarët. Policia e Kurbinit ka sekuestruar një sasi relativisht të madhe prej 613 kg kanabis dhe ka arrestuar dy persona.

Bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas dispononin një sasi lëndë narkotike gati për ta trafikuar, punonjës të Policisë Kufitare, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë dhe me Komisariatin Kurbin, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të “Godull”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi shtetasve:
-S. Z., 60 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Kurbin;

-R. S., 28 vjeç, banues në fshatin Thumanë;
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Godull”, Kurbin, në një ambient në pronësi të shtetasit S. Z., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 613 kg lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa, si dhe në një ambient tjetër, po në pronësi të këtij shtetasi, gjetën dhe një gomone.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. Z., është gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu dhe 13 fishekë.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin do trafikonin lëndën narkotike.
Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ DPSHTRR: Pezullohen testimet për marrjen e lejeve të drejtimit dhe mësimi në autoshkolla
Previous article HEQJA E TARIFËS NDAJ SERBISË/ Kryeministri Kurti: Thaçi ka marrëveshje sekrete me Vuçiqin

Delo.autor

Postime të ngjashme

"MË ABUZOI SEKSUALISHT"/ Historia e tronditëse e korçares, u dhunua nga bashkëshorti i parë dhe i dytë Aktualitet

"MË ABUZOI SEKSUALISHT"/ Historia e tronditëse e korçares, u dhunua nga bashkëshorti i parë dhe i dytë

DYFISHOHEN PAGESAT PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Sala: Çdo familje duhet të ndiejë mbështetje konkrete nga shteti Aktualitet

DYFISHOHEN PAGESAT PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Sala: Çdo familje duhet të ndiejë mbështetje konkrete nga shteti

EKZEKUTOI EGLANT KOÇIN/ Armand Shakaj ende në arrati, dyshohet se mjekohet në spital privat Aktualitet

EKZEKUTOI EGLANT KOÇIN/ Armand Shakaj ende në arrati, dyshohet se mjekohet në spital privat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT