• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRIMI NË SHKOZË/ Të afërmit e Migenës: Kunati e kërcënonte shpesh, vëllezërit kishin probleme me njëri-tjetrin
Home
Aktualitet
Kronikë

KRIMI NË SHKOZË/ Të afërmit e Migenës: Kunati e kërcënonte shpesh, vëllezërit kishin probleme me njëri-tjetrin

10 April, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Djali i xhaxhait të Migena Sinanit ka deklaruar se ajo ka marrë kërcënime edhe më herët nga vëllai i burrit të saj, i cili i shkaktoi dhe vdekjen.

Në një prononcim për Shqipëria Live, ai thotë se çifti shkonin mirë, por që kunati i kërcënone shpesh. Fqinjët thonë gjithashtu se shkak mund të jenë bërë konfliktet mes vëllezërve.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja: Si e morët vesh ngjarjen?

Kushëriri: Ne e morëm vesh nëpërmjet televizorit ngjarjen. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në 3 të mëngjesi. Unë jam djali i xhaxhait, dhe viktima ka qenë duke fjetur në gjumë, bashkë me vajzën 2-vjeçare që e ka pasur me gji.

Personi ka hyrë direkt në dhomë, e ka vrarë. E ëma e personit ka dalë nga dhoma sepse ka dëgjuar krismat, ka parë djalin e vetë dhe i ka thënë që e vrava. Pastaj ka zbritur poshtë dhe ka bërë vetëvrasjen.

Gazetarja: Çifti shkonte mirë më thatë?

Kushëriri: Çifti shkonte jashtëzakonisht mirë, ata vinin shumë shpesh këtu, vajza shumicën e kohës, gruaja rinte këtu. Kishin probleme vëllezërit me njëri-tjetrin, por si çift bashkëshortësh jashtëzakonisht mirë.

Gazetarja: Çfarë problemesh kishin konkretisht vëllezërit?

Kushëriri: Ky siç thonë, siç e dimë dhe ne ka qenë jo mirë mendërisht. Kjo më tepër s’di ç’të them.

Gazetarja: Ka kërcënuar dhe më herët?

Kushëriri: Po, ka kërcënuar sipas asaj që kemi marrë vesh.

Gazetarja: Keni pasur komunikim me dhëndrin?

Kushëriri: Me dhëndrin, po patjetër. Dhëndri ishte mbrëmë këtu, është fatkeqësi për të dhe për të gjithë.

Ndërsa në një intervistë me një fqinje të Migenës, ajo e quan atë një nuse dhe një grua tepër e mirë që çdokush do donte ta kishte.

Fqinja: Ishte një femër që çdokush do donte ta kishe, dëshirë ta kishte në familje, në shtëpi, ta kishte afër ose ta kishte shoqe. Por këta janë të sëmurë, i ati është nga diabeti, ka kaluar traumë, nuk e di dhe e ëma duke pasur kushte të vështira. Kurse i shoqi i viktimës, një njeri shumë i mirë, një njeri familjar, një njeri shumë punëtor dhe shumë i drejtë.

Gazetarja: Po agresorin si e njihni?

Fqinja: Ky që bëri krimin, shumë i mirë ka qenë, por ky ka qenë i sëmurë. Kohët e fundit ai nuk ka pirë ilaçe edhe ne po pësojmë traumë. Ai ka qenë në punë, këto 2-3 ditë nuk e di se sa kohë ka pa punë, dhe kushtet që janë të vështira, rrogat janë të vogla edhe ai ka pësuar traumë. Nuk e di se si ka ardhur, por këto jetonin bashkë. Nuk ka pirë ilaçet dhe ai ka kaluar në fazë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MIT APO E VËRTETË/ A tërheqin fatin e keq macet e zeza?
Previous article "NJERËZ TË RËNDOMTË"/ Arjan Konomi shpërthen keq ndaj opinionistëve të BBV: Debatojnë në mënyrë vulgare...

s.autor

Postime të ngjashme

PJESË E GRUPIT TË JETMIR PEPËS/ Aleks Pepaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë Aktualitet

PJESË E GRUPIT TË JETMIR PEPËS/ Aleks Pepaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

“U KËRKOJ FALJE 100 HERË”/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier nga tre adoleshentet, flet nëna e dhunueses: Vajza vuan nga probleme të shëndetit mendor Aktualitet

“U KËRKOJ FALJE 100 HERË”/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier nga tre adoleshentet, flet nëna e dhunueses: Vajza vuan nga probleme të shëndetit mendor

DETAJET E PARA/ Trafikuan 2,433 kilogramë drogë nëpër Evropë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal Aktualitet

DETAJET E PARA/ Trafikuan 2,433 kilogramë drogë nëpër Evropë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT