Hysnie Hoxhallari, 32-vjeçe e akuzuar se vrau dhe dogji bashkëshortin e saj Olsi Hoxhallari dhe vjehrrën Salke Hoxhallari, ka dalë sot përpara Gjykatës së Vlorës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Përpara xhaketave të zeza ka dalë edhe i dashuri i 32-vjeçares, Kasëm Prijasi 26-vjeç, i cili akuzohet se ka ndihmuar gruan në kryerjen e krimit makabër. Siç duket nga pamjet ata duken jo pak të frikësuar teksa dalin përpara Gjykatës. Pas ballafaqimit me provat e Prokurorisë, gjykata vendosi t’i lërë të dy në burg si autorët e krimit tronditës.
Shkak për ngjarjen vrasjen e nënë e bir, dyshohet se është bërë pikërisht lidhja jashtëmartesore e Hysnie Hoxhallarit, lidhje e cila ishte kuptuar nga bashkëshorti Olsi Hoxhallari, i cili kishte pak kohë që ishte kthyer nga Greqia.


