• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRIMI MAKABER NE KALLAMISHTE/ Kamerat zbulojnë autorin e vrasjes së 61-vjeçarit nga Kosova. Pse e torturoi dhe…(EKSPERTIZA)
Home
Breaking News

KRIMI MAKABER NE KALLAMISHTE/ Kamerat zbulojnë autorin e vrasjes së 61-vjeçarit nga Kosova. Pse e torturoi dhe…(EKSPERTIZA)

7 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje te reja pas ngjarjes se rende dhe djeges brenda makines te shtetasit Xhafer Osmani, 61 vjeç, qe u gjet në Derven të Fushë-Krujës.

Osmani, banor i Mitrovicës në Kosovë rezulton të jetë dhunuar, vrarë dhe më pas, makinës bashkë me trupin e tij brenda i është vënë zjarri për të fshehur gjurmët. Policia dhe Prokuroria e Krujës nuk kanë ende asnjë të dyshuar konkret për krimin makabër të ndodhur mesditën e së premtes, por ka krijuar një identikit të tij.

Burime pranë grupit hetimor që po punon për zbardhjen e ngjarjes, thonë për “Panorama” se autor i dyshuar i krimit është një person rreth 35 vjeç, i cili është fiksuar nga kamerat e një karburanti, disa metra larg vendit ku u gjet automjeti i djegur.

Nga sekuencat filmike, të regjistruara rreth 2- 3 orë para ngjarjes tronditëse vërehet se i dyshuari ndodhej pranë makinës së Xhafer Osmanit, ndërsa ky i fundit dyshohet se qëndronte i lidhur në sediljen e pasme të automjetit.

Policia ka bërë me dije se automjeti i Osmanit është futur në rrugicën pranë karburantit rreth orës 10:00 të së shtunës, ndërsa sinjalizimi për zjarrin është dhënë tri orë më pas, rreth orës 13:00. Për të humbur gjurmët, autori e ka fshehur automjetin në një zonë më kallamishte dhe më pas e ka djegur atë.

HETIMET

Ende nuk ka një motiv të saktë për vrasjen e kosovarit 61-vjeçar, por Policia ka ngritur disa pista hetim. Aktualisht, po verifikohet ndonjë lidhje intime e Xhafer Osmanit në Shqipëri, çka mund të jetë bërë shkak për vrasjen makabër të tij.

Viktima dyshohet të jetë torturuar, çka lë të dyshohet se, ose autorët kanë pasur mllef të madh ose kanë dashur të nxirrnin ndonjë informacion nga 61-vjeçari. Paçka se në Kosovë rezulton person i pastër nga ana kriminale, Policia nuk po lë pa hetuar ndonjë lidhje me trafikantë të lëndëve narkotike këtu në Shqipëri.

Një tjetër pistë që po verifikohet është edhe ndonjë blerje prone apo ndonjë shitblerje që kosovari mund të ketë bërë këtu në Shqipëri me persona të ndryshëm. Policia ka shoqëruar disa persona në Komisariat, disa në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen dhe të dyshuar për krimin, të cilët po merren në pyetje.

Nga ana tjetër, Policia po punon për zbardhjen e itinerarit dhe lëvizjet e Xhafer Osmanit në Shqipëri, për të mësuar më shumë mbi personat që ai ka takuar.

EKSPERTIZA

Sot pritet të dalin rezultatet e analizave, ajo e ADN-së dhe analizat e tjera që do të përcaktojnë saktësisht nëse kemi të bëjmë me dhunim, vrasje dhe më pas djegie të kufomës.

Nga të dhënat paraprake, grupi hetimor thotë se ka dyshime që viktima, para se t’i vihej flaka, të jetë dhunuar barbarisht nga autori duke u goditur me mjete të forta. Motivet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende, por dyshohet se autori ka kryer ndaj tij tortura të ndryshme me synim marrjen e ndonjë të dhëne që u ka interesuar.

Rezulton se familja e Xhafer Osmanit ka denoncuar zhdukjen e tij mbrëmjen e së premtes, ndërsa deklaruan se ai ishte nisur nga Mitrovica drejt Shqipërisë që më datë 29 prill dhe prej kësaj dite nuk kanë pasur asnjë komunikim.

Policia e Durrësit ka kërkuar informacion te homologët e tyre në Mitrovicë, të cilat kanë konfirmuar se 61-vjeçari është i pastër nga veprat penale, ishte beqar dhe kishte një supermarket ushqimor në fshatin Pestovë të Vushtrrisë (Mitrovicë).

Policia po vijon hetimet dhe verifikime po kryhen edhe për zbulimin e vendqëndrimit të Osmanit gjatë këtyre ditëve që ndodhej në Shqipëri, si dhe rreth të njohurve që ai kishte në vendin tonë.

PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Alvesh e mbyll me Flamurtarin, dy klube hidhen në sulm për brazilianin
Previous article RRËFIMI i gazetares që ka parë 300 ekzekutime

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë Aktualitet

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI)

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT