• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRIMI MAKABËR NË FIER/ Vëllai i Kreshnik Beqirajt: Prokuroria të japë sqarime, nuk është gjetur trupi
Home
Breaking News

KRIMI MAKABËR NË FIER/ Vëllai i Kreshnik Beqirajt: Prokuroria të japë sqarime, nuk është gjetur trupi

15 October, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Donjet Beqiri, vëllai i Kreshnik Beqirit të masakruar para më shumë se një viti nga shoku i tij, trupi i të cilit i gjet copëtuar në një valixhe në periferi të qytetit të Fierit, bën apel që procesi hetimor të jetë më i shpejtë dhe kërkon që të provohet shkencërisht që kufoma e gjetur i përket ose jo vëllait të tij.

Sipas tij prokuroria nuk pranon që të japë sqarime dhe shprehet se nuk ka asnjë të dhënë për çështjen e vëllait të tij.

“Nuk jam pranuar 4 herë, si familje nuk kemi marrë asnjë informacion për çështjen. Përse prokuroria e Fierit nuk pranon që të japë sqarime. I bëj lutje autoritetve ti japin zgjidhje kësaj situate. Të më japin fakte dhe prova konkrete ligjore. Nuk është marrë asnjë kampion, asgjë. Afati kohor ka kaluar. Me gjithë këtë gjë që po vazhdon në këtë drejtim ai që është dënuar për mua mbetet i dyshuar, dhe për ne nuk ka trup. Nuk është gjetur trupi.”- u shpreh Donjet Beqiri.

Kreshnik Beqiraj, 36 vjeç, banues në Fier u gjet i vrarë në Janar të këtij viti. Ndërkohë nga ana e organeve hetimore është bërë e mundur identifikimi e ndalimi i autorit të  vrasjes Albert Zekaj, 32 vjeç,  banues në Kalldrun, Bashkia Koplik, Malësi e Madhe.

Ky shtetas ka qenë shok me viktimën K.B., ku janë njohur para tre vjetësh në Belgjikë dhe më pas kanë qëndruar në shtëpi me qera në qytetin e Fierit.

Më datë 22.06.2017 rreth orës 23:00 ky shtetas dyshohet se e ka vrarë ne sende te forta dhe trupin e ka hedhur në afërsi të fshatit Daullas.

Zekaj u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ku pas marrjes në pyetje ai  pranoi autorësinë e vrasjes dhe hedhjen e kufomës në vendin ku u gjet.

Viktima ishte denoncuar në polici i humbur nga familjarët, por nga veprimet e kryera si dhe nga dyshimet e familjarëve, në muajin Janar 2018 Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka nisur hetimet pasi dyshohej se ky shtetas mund të ishte vrarë ose rrëmbyer.

Nga kryerja e veprimeve proceduriale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– një batanije e cila kishte shërbyer për transportin e trupit.

– një çekiç me të cilin autori ka kryer krimin;

– mbetje të trupit të cilat u dërguan pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, për ekzaminim të mëtejshëm.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Këto janë arsyet pse ju dhembin gjokset
Previous article U dëmtua me kombëtaren/ Mbrojtësi i Barcelonës 6 javë jashtë fushave

Isa.Autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË NJË AGROTURIZËM NË FINIQ/ Flakët përfshijnë restorantin, dëme të konsiderueshme Aktualitet

ZJARR NË NJË AGROTURIZËM NË FINIQ/ Flakët përfshijnë restorantin, dëme të konsiderueshme

EKSPLOZIV NË BANESËN E YLLI ZALLËS/ Gruaja lajmëroi Policinë nga Italia! Dyshimet se e ka vendosur vetë ai Aktualitet

EKSPLOZIV NË BANESËN E YLLI ZALLËS/ Gruaja lajmëroi Policinë nga Italia! Dyshimet se e ka vendosur vetë ai

MOMENTE TMERRI/ Pushuesi tregon si u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar zjarrit në Vlorë Aktualitet

MOMENTE TMERRI/ Pushuesi tregon si u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar zjarrit në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT