• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIMET NË UKRAINË/ Shqipëria drejton takimin për llogaridhënien në Këshillin e Sigurimit
Home
Politikë

KRIMET NË UKRAINË/ Shqipëria drejton takimin për llogaridhënien në Këshillin e Sigurimit

27 April, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Sot dy anëtarë të Këshillit të Sigurimit, Shqipëria dhe Franca, në bashkëpunim me Ukrainën, do të organizojnë një takim në formatin Arria me temën: “Të sigurojmë llogaridhënien për krimet e tmerrshme të kryera në Ukrainë”.

Ky aktivitet është bashkësponsorizuar nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit: SHBA, MB, Irlanda, Norvegji si dhe nga Australia, Belgjika, Kolombia, Krocia, Cekia, Danimarka, Gjermania, Islanda, Italia, Japonia, Letonia, Lihtejshtejni, Luksemburgu, Ishujt Marshall, shtetet Federale të Mikronezisë, Mali i Zi, Hollanda, Maqedonia e Veriut, Polonia, Sllovakia, Suedia dhe Bashkimi Evropian.

Shqipëria do të përfaqësohet nga MEPJ, Olta Xhaçka, e cila do të drejtojë takimin që pritet të zgjasë mbi 3 orë.

Në takim pritet të raportojnë: Znj. Michelle Bachelet, Komisionerja e Lartë për të Drejtat e Njeriut të OKB-së; Z. Karim A.A.Khan, Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC); Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës Zj.Iryna Venediktova. Po ashtu, nga shoqëria civile do të marrin pjesë Znj. Amaal Clooney përfaqësuese e Fondacionit Clooney për Drejtësi; Zj. Ida Sawyer, Drejtuese e Human Rights Watch.

Takimi do të ketë në fokus diskutimet mbi llogaridhënien dhe rëndësinë e dokumentimit të krimeve të kryera në Ukrainë pas agresionit të Rusisë, si dhe mobilizimin e komunitetit ndërkombëtar për të ndihmuar mekanizmat ligjorë ndërkomnbëtare, si Gjykata Ndërkombëtare Penale apo gjykatat e vendeve të veçantë për të përdorur juridiksionin universal për të mos lejuar pandëshkueshmërinë dhe për të sjellë para drejtësisë personat përgjegjës për krimet ndaj njerëzimit të kryera në Ukrainë. Ky takim vjen një muaj pas themelimit në OKB, në Nju dhe në Gjenevë, të Grupit të Miqve për Llogaridhënie pas agresionit rus, e ku Shqipëria është bashkëkryetare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DROGË NË FORMË ÇOKOLLATE E HEROINË NË TIRANË/ Si u zbuluan kushërinjtë që shpërndanin lëndë narkotike në periferi
Previous article SAIMIR TAHIRI DORËZON REKURSIN/ Kërkon pezullimin e dënimit

s.autor

Postime të ngjashme

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

KUSH ËSHTË I ASHTUQUAJTURI "BORAQI"/ Furnitori kryesor i Sarandës me drogë që u kap sot nga policia Aktualitet

KUSH ËSHTË I ASHTUQUAJTURI "BORAQI"/ Furnitori kryesor i Sarandës me drogë që u kap sot nga policia

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT