• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRIMET MONSTRUOZE NË FAMILJET SHQIPTARE/ Nga VRASJA e prindërve, tek EKZEKUTIMI i gruas shtatëzënë
Home
Ekskluzive

KRIMET MONSTRUOZE NË FAMILJET SHQIPTARE/ Nga VRASJA e prindërve, tek EKZEKUTIMI i gruas shtatëzënë

3 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme ku një 34 vjeçar në Ballsh ka vrarë gruan e tij 31 vjeçe dhe motrën e saj vetëm 18 vjeçe.

Shkaku duket se ka qënë kërkesa e bashkëshortes së tij për të shkuar për vizitë tek prindërit e saj. Kunata e tij ka hyrë për ti ndarë por ka mbetur edhe ajo viktimë.

Fatkeqësisht, Shqipëria është përballur jo pak herë me raste të tilla ku krimet e dyfishta në familje kanë tronditur jo pak opinionin publik.

Çfarë ndodhi dje:

Çifti Musta, kanë dy fëmijë minorenë

Një 34 vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij 31 vjeçe dhe motrën e saj vetëm 18 vjeçe pas një debate.

Shkak duket se ka qënë kërkesa e gruas për të vajtur për festa tek prindërit. Gazment Musta, I dehur dhe pas sherrit, ka marrë thikën dhe I ka qëlluar të dyja njëra pas tjetrës duke I lënë të vdekura në vend.

Mësohet se I gjithë krimi makabër ka ndodhur në sy të fëmijevë të mitur. Çifti Musta jetonte në Ballsh por autori kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Greqia.

23 tetor 2016, rast i ngjashëm

Këtë herë, krimi në familje ka tronditur në Ndroq të Tiranës. 56-vjeçari Kasëm Lila ka qëlluar për vdekje ndaj bashkëshortes së tij dhe ka lënë të plagosur kunatën e tij. Ngjarja ka ndodhur për arsye banale. Kasëm Lila vuante nga depresioni dhe kishte disa kohë që nuk merrte KEMP.

***

Djali vret prindërit në Peshkopi

Qemal Sela

Krimi i rëndë ka ndodhur në një familje në qytetin e Peshkopisë, teksa një djalë ka vrarë prindërit e tij me armë zjarri automatik.

Qemal Sela ishte kthyer nga Anglia, ku qëndronte prej 7 vitesh, pak orë para se të kryente krimin tronditës, i cili ka ndodhur brenda hotelit të çiftit Flamur dhe Zeqimete Sela, 56 dhe 50 vjeç, dhe shkak dyshohet çështja e pronësisë së hotelit, pasi djali ka akuzuar prindërit për fshehje të lekëve që ai sillte nga Anglia.

Më 1 janar 2016, burri vret gruan dhe veten në Sarandë

Mëngjesin e 1 janarit 2016, Afrim Uzo ekzekutoi me breshëri automatiku gruan dhe më pas qëlloi ndaj vetes. Ndërkaq, vajza 22-vjeçare ndodhej brenda në banesë me të ëmën, Liljana Uzon, 45-vjeçare, kur ka ardhur kryefamiljari. Ndërkohë, dëshmi në polici ka dhënë edhe djali 20-vjeçar i familjes Uzo. Për rrethanat e ngjarjes, policia tha se 50-vjeçari Afrim Uzo, i cili ishte marangoz, pasi ka debatuar me gruan, me të cilën prej vitesh kishte konflikte, ka qëlluar drejt saj me armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa më pas ka qëlluar në drejtim të vetes.

Çifti ishte drejt divorcit, ndërsa gjykata kishte lëshuar urdhër mbrojtjeje për Liljana Uzon.

Burri vret gruan dhe veten në Malësi të madhe, shkak xhelozia

Një krim i dyfishtë brenda familjes, ka ndodhur në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe dhe për koinçidencë fatkeqe në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, më 8 Mars 2015.

Krimi ka ndodhur në një çift, pasi bashkëshorti 35-vjeçar ka qëlluar për vdekje bashkëshorten 30-vjeçare dhe ka ndodhur për motive xhelozie, pasi të dy bashkëshortët ndodheshin në automjetin e tyre tip Audi, në një rrugë dytësore në fshatin Aliaj, pranë vendbanimit të tyre në Bajzë.

Bashkëshorti e ka qëlluar gruan me 1 plumb në kokë, me një armë tip pistoletë dhe më pas, po me të njëjtën armë dhe me të njëjtën mënyrë, me një plumb në kokë ka vrarë edhe veten.

Mjeshtri i polifonisë vret gruan dhe më pas veten

Më 15 tetor 2013, një 57-vjeçar në Gjirokastër ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas është vetëvrarë.

Nexhmedin Mustafaraj, 57 vjeç, ka vrarë me pistoletë në dhomën e gjumit bashkëshorten e tij 49-vjeçare, Zenebije Mustafaraj, pas një zënke të çastit, bëjnë me dije burime pranë policisë.

Autori i krimit aktualisht ishte punonjës i Bashkisë së Gjirokastrës.

Mësohet se, autori i këtij krimi të rëndë, 59-vjeçari Mustafaraj, që më pas është vetëvrarë, është një ndër këngëtarët më të njohur të polifonisë dhe në Gjirokastër njihet si mjeshtër i këngës labe.

Burri vret gruan shtatëzanë në Vlorë
Ngjarja ka ndodhur më 9 dhjetor 2012.

Një 34-vjeçare e cila priste të lindte fëmijën e saj të tretë është bërë viktimë e dhunës së bashkëshortit. Ngjarja është shënuar në Orikum të Vlorës. Shpëtim Çeliku, 35 vjeç, vrau me sqepar bashkëshorten e tij shtatzënë 6 muajshe, Manushaqe Çeliku, 33 vjeçe, në sy të 2 vajzave të mitura, 3 dhe 7 vjeç. Për dy ditë rresht në sy të vajzave të mitura Shpëtim Çeliku, ka torturuar bashkëshorten duke e goditur me sqepar në trup dhe në kokë.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI I RI/ 1.47 milion hebrenj u vranë gjatë tre muajve më 1942
Previous article GJYKATA SPECIALE NË KOSOVË/ Pritet rritje e aktivitetit në 2019

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë Aktualitet

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT