• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRIMET MJEDISORE/ 22 të arrestuar vetëm në 2 javët e Dhjetorit
Home
Aktualitet
Kronikë

KRIMET MJEDISORE/ 22 të arrestuar vetëm në 2 javët e Dhjetorit

14 December, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Përgjatë dy javëve të para të muajit Dhjetor, si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë vendin, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, janë evidentuar dhe goditur 51 raste të krimeve mjedisore.

Arrestohen në flagrancë 22 shtetas, procedohen penalisht 32 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 shtetas të tjerë.

Në zbatim të planit të masave për parandalimin e krimeve mjedisore, strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, krahas përmbushjes së detyrës funksionale për garantimin e rendit dhe sigurisë, janë duke ushtruar kontrolle masive në të gjithë territorin e vendit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e tentativave për prerje të paligjshme të pyjeve, ndërtime pa leje, ndotje të mjedisit, gërryerje të lumenjve dhe shkatërrim të strukturës së tokës, vepra penale këto që sjellin një dëm të madh për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, si dhe shkatërrimin e territorit.

Për parandalimin dhe zbulimin e tyre në të gjithë vendin, gjatë dy javëve të para të muajit dhjetor janë angazhuar 1024 forca policore.

Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur 51 raste të krimeve mjedisore, konkretisht raste të ndërtimeve pa leje, prerjes së paligjshme të pyjeve, pushtimit dhe shpërdorimit të tokës, shkatërrimit të ujësjellësve, shkatërrimit të pronës, ndotjes së ajrit dhe ujërave, dëmtimit të habitateve në zonat e mbrojtura, menaxhimit të mbetjeve, gërryerjes së lumenjve dhe peshkimit të ndaluar.

Në këto krime mjedisore janë përfshirë 57 autorë të këtyre veprave penale, nga të cilët 22 janë arrestuar në flagrancë, 32 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 3 janë shpallur në kërkim.

Kontrolli masiv i territorit do të vijojë 24/7, me qëllim parandalimin, evientimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie, në cilëndo fushë që ajo do shfaqet.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të kontribuojnë në kufizimin e dëmeve që i shkaktohen mjedisit, duke denoncuar çdo paligjshmëri, në numrin pa pagesë 112 dhe të dërgojnë njoftim apo imazhe në Komisariatin Dixhital, ku së fundmi janë bërë përmirësime dhe janë shtuar rubrika të reja për të denoncuar krimet mjedisore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KEMI MARRË SHUMË KRITIKA NGA TIFOZËT"/ Menaxheri i Lukaku-t: Lamtumira nga Inter? Ja si është e vërteta…
Previous article PRITET TË ARRIHET MARRËVESHJA/ 4 milionë euro në sezon deri në 2026, Milan hap negociatat me yllin

F.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat... Aktualitet

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat...

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare Aktualitet

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara Aktualitet

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT