• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRIMET E ZBARDHURA NGA NUREDIN DUMANI/ Eksperti: Mori hak ndaj rivalëve, “hapi thesin” për 44 grupe
Home
Breaking News

KRIMET E ZBARDHURA NGA NUREDIN DUMANI/ Eksperti: Mori hak ndaj rivalëve, “hapi thesin” për 44 grupe

19 May, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pedagogu i kriminologjisë Ervin Karamuço ka folur për urdhër arrestet e lëshuara pas pendesës së Nuredin Dumanit. Pas atentatit të dështuar ndaj tij Dumani zbardhi fijet e grupeve kriminale, si një formë hakmarrje ndaj tyre.

“Plagosja ishe ngjarja që e shtyu të tregojë, e pa se s’kishte më çfarë të humbte. Iu ngrit një kurth për ta vrarë. Ai duhet të merrte masa për t’u hakmarrë ndaj grupeve. Ai i besoi drejtësisë shumë informacione. Ai përmendi edhe një tjetër person edhe ai i penduar dhe po jep informacione. Të dy kanë hapur gjithë këtë sagë arrestimesh”, tha Karamuço në Radarin Informativ në Abc.

Aksionin nuk e konsideroi të suksesshëm, duke thënë se është dekonspiruar nga funksionarë.

“Unë pashë që njëri prej tyre ishte dhe një funksionar i policisë i cili dyshohet i përfshirë në afera kriminale. Ka dekonspirim. Fakti që s’kemi asnjë prej emrave të rëndësishëm të kapur do të thotë shumë. Pres arrestime për funksionarë publikë që dekonspirojnë këto operacione. S’kemi personazhe vip të botës së krimit pas hekurave”.

Por çfarë do të përfitojë Dumani nga pendesa?

“Mund të përfitojë, kjo çmohet nga gjykata rast pas rasti. S’mendoj se Dumani do marrë lehtësi të jashtëzakonshme. Pra varet rast pas rasti”, tha eksperti.

Me rrëfimet e të penduarve zbardhjet e ngjarjeve kriminale do të vazhdojnë.

“Zbardhja e ngjarjeve do vazhdojë. Këto s’janë organizata të pavarura, por janë bashkuar sipas zonave të trafikut të drogës që mbulojnë. Nëse njëri prej tyre del nga rrjeti me një informacion që ai jep janë gjithë këto grupe që përfshihen.

Grupet kriminale që janë aty janë  gati 44. Është pothuajse gjysma e grupeve që janë të përfshirë vetëm nga 1 ose 2 persona bashkëpunëtorë të drejtësisë”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MË SHUMË TË INFEKTUAR SE TË SHËRUAR/ Shifrat e COVID në 24 orët e fundit
Previous article PRESIDENTI I RI/ Murrizi: Opozita ka ngrënë karremin e Ramës, procesi është farsë. Pse Alibeaj propozon 2 kandidatë...

s.autor

Postime të ngjashme

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit Breaking News

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës Aktualitet

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT