• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Krimet e Rënda përgënjeshtrojnë zyrtarisht “opozitën”: ADRIATIK LLALLA nën hetim për 4 akuza në Prokurorinë e Durrësit
Home
Aktualitet
Drejtësi

Krimet e Rënda përgënjeshtrojnë zyrtarisht “opozitën”: ADRIATIK LLALLA nën hetim për 4 akuza në Prokurorinë e Durrësit

19 April, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla po hetohet në Durrës dhe jo në Tiranë. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka konfirmuar zyrtarisht për mediat se ky institucion, nuk ka asnjë procedim penal apo hetim ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Lajmi është konfirmuar nga Laureta Binaj, koordinatore për mediat në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Kështu lajmi që qarkulloi pak ditë më parë nga mediat pranë opozitës se dosja ishte transferuar në Tiranë rezulton i pavërtetë. E vetmja gjë që konfirmohet ështe se: Po. Adriatik Llalla është zyrtarisht nën hetim, nga Prokuroria në Durrës.

Ai po hetohet nga prokuroria e qytetit bregdetar për katër akuza, prej datës 15 mars. Hetimet për Llallën janë regjistruar për katër vepra të rënda penale: “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarimi i rremë i pasurisë, interesave private të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Mosdeklarim i shumave të të hollave përetj kufirit ligjor të lejuar, në kufi”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale“ dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Në vitin e fundit të mandatit të tij, Llalla pati konflikt të hapur me ambasadorin e SHBA në Tiranë Donald Lu, duke e akuzuar këtë të fundit si person që kishte ndikuar tek ai për arrestimin e Ilir Metës dhe për mbylljen e një procedimi penal në Fier, që bënte fjalë për kompaninë e naftës “Bankers Petrolium”.

Nga ana tjetër Lu e ka quajtur Llallën si person të korruptuar dhe që ka dashur të pengojë reformën në drejtësi. Pas largimit të Llallës nga posti i kryeprokurorit, Departamenti i Shtetit ndaloi publikisht hyrjen e Adriatik Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara, me argumentin se “ka informacione për përfshirje të tij në raste domethënëse korrupsioni”.

Nga ana e tij, Llalla reagoi në një media amerikane, duke thënë që “vendimi i Departamentit të Shtetit është marrë për shkak të keqinformimit me dashje që është bërë nga ambasadori Lu”. Ndërkohë që disa javë pas vendimit të Departamentit të Shtetit, Prokuroria e Durrësit nisi hetimi ndaj Adriatik Llallës, për disa vepra që lidhen me pastrimin e parave. Nga ana tjetër ndaj Llallës pritet të zhvillohet një hetim dhe gjykim administrativ nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit ose shkalla e dytë e vettingut.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pas lidhjes së "vëlla" Albit me balerinën 20 vjeçare, Klaudia Pepa bëri veprimin që... (VIDEO)
Previous article E RËNDË/ Bie nga lartësia në gropën e ashensorit, vdes 39 vjeçari në Tiranë pas...

F.autor

Postime të ngjashme

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit Aktualitet

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër Aktualitet

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT