• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRIM PASIONI? Shqiptari u vra me dy plumba në kokë, pronari i lokalit në Mykonos: Nisën të ziheshin dhe dolën jashtë të sqaroheshin…
Home
Breaking News

KRIM PASIONI? Shqiptari u vra me dy plumba në kokë, pronari i lokalit në Mykonos: Nisën të ziheshin dhe dolën jashtë të sqaroheshin…

21 February, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Fakte të reja dalin në dritë në lidhje me vrasjen e të riut shqiptar në Mykonos të Greqisë. Vrasja e 34-vjeçarit Visar Dakrama nga një 33-vjeçar i cili ndodhej në të njëjtin lokal në orët e para të së hënës së 20 shkurtit, trazoi mbarë ishullin e erërave. Mykonos është në pritje të përgjigjeve për krimin dhe arsyet që e çuan të riun drejt aktit të rëndë. Autori, i njohur në ishull, sipas mediave greke, nuk kishte shkaktuar asnjë problem në të kaluarën. Alkooli duket se ka luajtur një rol vendimtar në vrasje. Këtë fakt e ka pranuar edhe vetë autori, i cili u vetëdorëzua në polici pas krimit.

Në lidhje me vrasjen, pronari i lokalit ku nisi tensioni tha për SKAI-n: “Vajza ka qenë vetëm në lokal dhe më pas ka ardhur i dashuri i saj. Ajo nuk ishte në lidhje me ata të dy, ishte shoqe me ta. Ata ishin klientë brenda dyqanit. Pasi nisën tensionet mes tyre, dolën jashtë për të zgjidhur problemet e tyre. Kanë pasur probleme me njëri-tjetrin, me biseda, nuk e di çfarë dhe si. Ndërsa krimin, nuk e di se ku ka ndodhur saktësisht, në parking, apo në rrugë. Pasi dolën nga lokali, dy të rinj u përleshën dhe pasi autori gjeti armën, e vrau.”, tha pronari i lokalit.

Sot 33-vjeçari pritet të dërgohet në prokurorinë e Athinës ku pritet t’i jepet një afat për të kërkuar falje. Ai ka pohuar para policisë se nuk ishte një krim pasioni.

Si ndodhi ngjarja
Përleshja mes dy të rinjve nisi në orën 06:00 të mëngjesit të së hënës. Autori dhe viktima u përplasën në lokalin në zonën Skylambela të Mykonos dhe shumë shpejt të dy dolën jashtë dhe vazhduan të ziheshin. Në një moment 33-vjeçari u largua dhe të gjithë menduan se episodi kishte marrë fund. Mirëpo, pak më vonë, ai u pa duke u kthyer i armatosur me një pushkë gjuetie që kishte sjellë nga shtëpia e tij. Ai ka vënë në shënjestër 34-vjeçarin dhe e ka qëlluar dy herë në kokë, duke e lënë të vdekur në vend shqiptarin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E SHQIPTARIT NË MYKONOS/ Flet autori grek: Isha i dehur, humba vetëdijen! Të afërmit e tij: Vajza për të cilin ndodhi…
Previous article AGRESIONI RUS/ OKB: Rreth 7, 200 civilë janë vrarë dhe 12 mijë të tjerë kanë mbetur të plagosur në Ukrainë

s.autor

Postime të ngjashme

SITUATA ME ZJARRET/ 27 vatra në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike Aktualitet

SITUATA ME ZJARRET/ 27 vatra në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike

REGULLORJA E RE E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë: Të rishikohet, telefoni është studio lëvizëse e avokatit Aktualitet

REGULLORJA E RE E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë: Të rishikohet, telefoni është studio lëvizëse e avokatit

ATENTATI NDAJ AGRON PUKËS/ Prokuroria kërkon pushimin e akuzave për 3 të dyshuarit Aktualitet

ATENTATI NDAJ AGRON PUKËS/ Prokuroria kërkon pushimin e akuzave për 3 të dyshuarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT