Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Dragostunjë të Librazhdit.
Siç raportohet 56-vjeçari Qemal Bici ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij Menderie Bici, rreth 53-vjeçe.
Më pas 56-vjeçari ka varur veten.
‘Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë ( sopatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten. Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.


