• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRIJUAN SKEMAT MASHTRUESE/ Prokuroria Tiranë sekuestron shoqëritë Micro Credit Albania dhe Final
Home
Aktualitet
Kronikë

KRIJUAN SKEMAT MASHTRUESE/ Prokuroria Tiranë sekuestron shoqëritë Micro Credit Albania dhe Final

19 July, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Micro Credit Albania” dhe “Final” dy shoqëri tregtare, që kur u ngritën, kanë patur për qellim skemën e mashtrimit dhe mendim unik criminal, në lidhje me mikrokreditë. Ky është konkluzioni i Prokurorisë së Tiranës, e cila vendosi nën sekuestro këto dy firma që zhvatën qytetarët me kreditë e këqija që u jepnin. MCA ka mbi vete vetëm veprën penale të “mashtrimit me pasoja të rënda dhe kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim”; por “Final” përveç akuzës së përbashkët me MCA, akuzohet edhe për pastrim parash. Por deri më tani, nga Prokuroria e Tiranës nuk jepen sqarime se paratë e kujt janë “pastruar” përmes kësaj kompanie që tashmë është nën sekuestro.

Nga hetimet, del se MCA dhe Final, duke bashkëpunuar me shoqërinë “ADCA” dhe me disa shoqëri të tjera përmbarimore kanë krijuar një skemë mashtruese për të zhvatur qytetarët. Ende nuk është përllogaritur vlera e mashtrimit ndaj qytetarëve, për shkak se është ose në para, ose në prona, ose të dyja bashkë janë të riinvestuara. Ndaj përllogarit një dëm që sipas hetuesëve arrin në 10-tra milion euro. Të gjitha këto prona dhe para që u janë marrë qytetarëve, kompanitë i kanë investuar ose i kanë përdorur për aktivitete të tjera. Prokuroria ka dalë në përfundimin se punonjës e tyre, në bashkëpunim me përmbaruesit: kanë përdorur të dhënat personale të siguruara në mënyrë të paligjshme të individëve,debitorëve pa asnjë mundësi për përballimin e jetesës së përditshme. Bëhet fjalë për numra e telefonit, të vetat apo të familjarëve dhe të dhëna të gjendjes civile, punësimi etj.

Kanë përdorur presionin psikologjik dhe përndjekjen e debitorëve dhe familjarëve të tyre nëpërmjet telefonatave të vazhdueshme, dhe jo vetëm telefonata, me qëllim nënshkrimin e marrëveshjeve të reja të kredive

Kanë gënjyer në përllogaritjen e një detyrimi të fryrë dhe pa asnjë bazë ligjore. Kanë sekuestruar llogari bankare në kundërshtim me ligjin dhe tej minimumit jetik, madje dhe pa ndonjë afat kohor. Kanë sekuestruar prona të paluajtshme në mënyrë jo proporcionale me detyrimin e mbetur. Kanë shitur apo kanë kaluar në pronësi të MCA, pasuritë e paluajtshme të debitorëve apo personave të tjerë në ankande fiktive me vlera shumëfish më të ulëta se sa vlera reale e këtyre pronave, prona të cilat janë vlerësuar në mënyrë fiktive.

Mashtrimin, presionin dhe çdo veprim tjetër që prokuroria ka renditur, I kanë bërë për të detyruar debitorët të merrnin kredi të reja në këto institucione me principial të fryrë dhe me interesa shumë të larta. Për t’i bindur, qytetarët i gënjenin se vetëm në këtë mënyrë do të shlyenin kredinë ekzistuese. Deri tani për mashtrimin me mikrokreditë, janë lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”: Elda Ibro, Jorsida Dervishi, Alketa Tanushi e Kejda Seferi, ndërsa në burg janë: Arben Meskuti, Aldo Daka, Albert Gega dhe Edmond Mato, në kërkim ende Alban Kote. Tashmë çështja është në SPAK dhe gjithçka pritet të dalë në shesh.

Shoqëritë në mënyrë abuzive kanë:

Përdorur të dhënat personale të siguruara në mënyrë të paligjshme të individëve/debitorëve pa asnjë mundësi për përballimin e jetesës së përditshme (numrat e telefonit, të vetat apo të familjarëve dhe të dhëna të gjendjes civile, punësimi etj);
Përdorur presionin psikologjik dhe përndjekjen e debitorëve dhe familjarëve të tyre nëpërmjet telefona të vazhdueshme( dhe jo vetëm) me qëllim nënshkrimin e marrëveshjeve të reja të kredive;
Përdorur gënjeshtrën që konsostente në përllogaritjen e një detyrimi të fryrë dhe pa asnjë bazë ligjore;
Sekuestrimin e llogarive bankare në kundërshtim me ligjin dhe tej minimumit jetik, madje dhe pa ndonjë afat kohor;
Kryer sekuestrimin e pronave të paluajtshme në mënyrë jo proporcionale me detyrimin e mbetur; dhe
Kanë “shitur/kaluar” në pronësi të MCA, pasuritë e paluajtshme të debitorëve apo shtetasve të tjerë në ankande fiktive me vlera shumëfish më të ulëta se sa vlera reale e këtyre pronave, prona të cilat janë vlerësuar në mënyrë fiktive.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHISNIN KANABIS NË BERAT/ Pranga katër personave. U sekuestrohet drogë, armë dhe municion
Previous article ANALIZA/ Kancelari gjerman Scholz sot në Serbi: Çfarë pritet nga vizita?

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT