• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRIJOI LIDHJE DHE I MORI PARATË/ Si e mashtroi i riu nga Kosova pronaren e një hoteli
Home
Aktualitet
Kronikë

KRIJOI LIDHJE DHE I MORI PARATË/ Si e mashtroi i riu nga Kosova pronaren e një hoteli

25 April, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Duke u paraqitur si një klient në hotelin e saj të vogël, ai fillimisht ka krijuar një lidhje me të dhe më pas e ka pasur të lehtë ta mashtrojë.

Qerim Krasniqi nga Kosova, i arrestuar një ditë më parë në Tiranë, i mori një shtetaseje rreth 135 mijë euro.

Këtë të hënë, ai ka dalë para Gjykatës së Tiranës, e cila i ka caktuar masën e sigurisë ”arrest në burg’ pas kërkesës së prokurorisë.

Në dëshminë e tij në gjykatë, i riu ka deklaruar se ai nuk e kishte mashtruar gruan. Sipas tij, ajo ia kishte dhënë vetë paratë.

Madje ai ka deklaruar po ashtu se shumën e marrë, ai do ia kthente sërish, por është mashtruar duke ia dhënë një shtetasi maqedonas për investim në bursë.

Shtetësja M.C., jepte dhoma me qira në bulevardin “Zogu i Parë”, ku i arrestuari ka qëndruar pasi ka mbërritur në Shqipëri nga Zvicra.

Gjatë qëndrimit në pronën e saj, denoncuesja thotë se Qerim Krasniqi është prekur nga Covid dhe ka pasur nevojë për përkujdesje.

Për këtë arsye, ajo e ka marrë të akuzuarin në banesën e saj. Në gusht 2021, ai i ka kërkuar asaj 50 mijë euro borxh me justifikimin se llogaritë e tij në Zvicër ishin bllokuar.

Pronarja e hotelit të vogël në kryeqytet, i ka besuar, pasi 30-vjeçari i kishte thënë se do të hapte një “call center”.

Pasi kishte krijuar një marrëdhënie të ngushtë, i riu i ka kërkuar para, pasi i nevojiteshin për ngritjen e një biznesi.

Gruaja i ka dhënë fillimisht 50 mijë euro, pastaj 20 derisa sipas saj, shuma në total ka shkuar 135 mijë euro.

M.C., thotë se paratë i ka pasur në bankë, pasi kishte shitur një shtëpi. Ajo i ka kërkuar paratë të riut herë pas here.

Por ai nxirrte justifikime nga më të ndryshmet, “jam me Covid, jam me oskigjeno-terapi, m’i ka bllokuar banka”.

Në shtator 2021, Qerimi ka ndërprerë kontaktet me të, ndaj ajo ka bërë denoncim në polici.

Ai është pyetur për eurot që i kishte marrë shtetases M., për të cilën pranoi se i ka marrë 85 deri në 87 mijë euro të cilën e ka investuar në bursë.

Krasniqi ka shpjeguar se fondet i ka dhënë tek një shtetas nga Maqedonia e Veriut, të cilin e njeh me emrin Rinor, por që gjeneralitetet e plota nuk ia di.

I arrestuari ka thënë se shtetasi maqedonas, i ka marrë edhe 32 mijë euro të tjera dhe më pas është zhdukur, duke e detyruar edhe atë që të shkëpusë kontaktet me M., dhe të largohet nga Shqipëria.

Pas arrestimit, i akuzuari nga Kosova është shprehur i gatshëm ta kthejë borxhin me këste nga 5 mijë euro në muaj të cilat i ka të ardhura nga tregtimi i kriptovalutave.

Ai u kap teksa po përpiqej të kalonte kufirin. Hetimi për 30-vjeçarin me vendbanim në Kamenicë ka nisur prej vitit 2021.

Ka dyshime se veç shumës prej 135 mijë euro, Krasniqi ka përfituar vlera të tjera monetare nga shtetas të ndryshëm në territorin shqiptar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEL FOTO/ Iu bë atentat me armë zjarri, ky është djali i biznesmenit të njohur që mbeti sot i PLAGOSUR
Previous article U PLAGOS NGA DY PERSONA NË POGRADEC/ Shënjestra, djali i biznesmenit të njohur (EMRI )

F.autor

Postime të ngjashme

"KUJDES NGA SMS-të MASHTRUESE..."/ Policia apel qytetarëve: Mos i klikoni linket Aktualitet

"KUJDES NGA SMS-të MASHTRUESE..."/ Policia apel qytetarëve: Mos i klikoni linket

"RAMA NË BURG"/ Shqiptarët protestë edhe në Hagë, thirrja e vogëlushit: Shqipëria është e jona Aktualitet

"RAMA NË BURG"/ Shqiptarët protestë edhe në Hagë, thirrja e vogëlushit: Shqipëria është e jona

AKSIDENT NË AKSIN MORINË-KUKËS/ Makina përplaset me trafikndarësen, pamje nga vendngjarja Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN MORINË-KUKËS/ Makina përplaset me trafikndarësen, pamje nga vendngjarja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT