Krijohet insulina tabletë e cila në të ardhmen mund të zëvendësojë injeksionet për regullimin e glicemisë. Formula orale është krijuar në Universitetin Harvard dhe mban firmën e studiuesit Samir Mitragotri. Sipas tij eksperimentimet mund të nisin pas 3-5 vjetësh, dhe medikamenti në laborator ka treguar se është i qëndrueshëm si në temperaturë ambienti ashtu edhe në frigorifer.
Gjithashtu nga eksperimentet e kryera deri tani tek kaviet, insulina kokërr ka pasur efekt shumë të mirë, duke reduktuar në mënyrë të dukshme gliceminë në harkun kohor prej 12 orësh deri në 45%.
Hapi i ardhshëm do të jetë testimi mbi kafshë të tjera të ngjashme me njeriun dhe nëse edhe aty rezultatet do të jenë pozitive, mund të nisin studimet klinike mbi njeriun. Kjo formë e re do të kishte shumë avantazhe në krahasim me metodën aktualë atë të injektimit.
Deri më sot studimet mbi realizmin e një ilaçi të tillë kanë dështuar, pasi insulin kokërr shkatërrohej në aparatin tretës pa arritur të hynte në qarkullimin e gjakut. Por studiuesit kësaj here janë optimistë për shkak të përmirësimit të bioteknologjisë.


