• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Krijohet ilaçi i parë kundër malarias, pas 60 vjet kërkimesh
Home
Shëndet

Krijohet ilaçi i parë kundër malarias, pas 60 vjet kërkimesh

23 July, 2018 k.autor Shëndet

Një ilaç për të kuruar malarien, i pari që merr aprovimin në 60 vite, i është dhënë ‘drita jeshile’ nga autoritetet në Shtetet e Bashkuara.

Medikamenti është veçanërisht për formën përsëritëse të malaries, e cila sëmur çdo vit 8.5 milionë njerëz.

Kjo lloj malarie është një sfidë më vete për t’u mjekuar, pasi mund të qëndrojë e fjetur në trupin e njeriut para se të rizgjohet disa për disa herë.

Shkencëtarët e kanë përshkruar tafenoquinën si një ‘arritje fenomenale’

Rregullatorët në mbarë botën do të shohin tani nëse mund ta rekomandojnë tek popullatat e tyre.

Malaria e përsëritur shkaktohet nga paraziti ‘plasmodium vivax’ dhe është lloji më i shpeshtë i malarias jashtë Afrikës Sub-Saharian.

Fëmijët mund të jeën veçanërisht të rrezikuar, duke marrë disa lloje malariesh nga një pickim i vetëm, gjë që bën të mungojnë shpesh në shkollë dhe të bëhen gjithnjë e më shëndetligë sa herë që u shfaqet sëmundja.

Njerëzit e infektuar mund të jenë rezervuarë të sëmundjes sepse kur paraziti rizgjohet në trupat e tyre, një mushkonjë mund të mbartë ata parazitë tek dikush tjetër që shkon të pickojë.

Kjo e bën të vështirë eleminimin e kësaj sëmundjeje në mbarë botën.

Tani administrata e ‘Food and Drug’ (Ushqim dhe Ilaç) (FDA) në Shtetet e Bashkuara ka dhënë aprovimin për tafenoquin-ën, një ilaç që mund të nxjerrë parazitin jashtë vendit ku fshihet në trupin njerëzor dhe të ndalojë rrimarrjen e tij.

Ajo mund të merret me anë të një tjetër medikamenti për të trajtuar infeksionin e menjëhershëm.

Ekziston një medikament që mund të përdoret për të hequr malarien që jeton në trupin njerëzor, e quajtur primaquine.

Por, ndryshe nga tafenoquine që kërkon vetëm një dozë, primaquine shpesh duhet të merret për 14 ditë.

Disa ekspertë janë të shqetësuar se shumë njerëz ndihen mirë ditët e para të medikamentit dhe nuk i marrin më ilaçet, duke e lejuar parazitin të shfaqet më vonë.

FDA thotë se ilaçi është efektive dhe e ka aprovuar për përdorim në SHBA, por thekson se ka efekte anësore nga të cilat duhet treguar kujdes.

Për shembull, njerëzit me probleme të enzimave, nuk duhet ta marrin këtë lloj ilaçi pasi mund t’i shkaktojë anemi.

Rekomandohet që njerëzit të testohen para se të marrin këtë lloj ilaçi, i cili mund të shkaktojë probleme në vendet e varfra, ku malaria është e zakonshme.

Ka shqetësime gjithashtu se në doza të larta, mund të jetë problem për njerëzit me sëmundje psiqike.

Por, përveç këtyre paralajmërimeve, ka shpresë se ilaçi, bashkë me përgatitjet e tjera do të ndihmojë për uljen e malaries në botë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUSHIME TË NXEHTA/ Këngëtarja në Saint Tropez me të dashurin 13 vjet më të vogël (FOTO)
Previous article MINISTRI GJERMAN ROTH NË MAQEDONI/ Zbatimi i plotë i marrëveshjes me Greqinë, përndryshe...

k.autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT