• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIJIMI I FSK-s/ Haradinaj i përgjigjet NATO-s: Ushtria është punë e jona, do ta formojmë atë
Home
Rajon

KRIJIMI I FSK-s/ Haradinaj i përgjigjet NATO-s: Ushtria është punë e jona, do ta formojmë atë

6 December, 2018 Isa.Autor Rajon

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se procesi i transformimit të FSK-së është proces i brendshëm dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën. Kjo deklaratë kryeministrit në seancën parlamentare, vjen një ditë pasi sekretari i përgjithshëm i NATO-s se Kosova do të përballet me pasoja, nëse e formon ushtrinë. “Krijimi i ushtrisë apo mandatimi i ushtrisë javën që vjen është proces i brendshëm, është në përputhje me Kushtetutën tonë, më të avancuaren në botë. Një Kushtetutë e cila përmban në vete të gjitha vlerat e demokracisë”.

Për formimin e ushtrisë kemi zhvilluar biseda intensive me të gjitha palët e interesuara. Aleanca e NATO-s ka peshë të madhe, ajo mund t’i shprehë mendimet e veta, mirëpo Kosova është e sigurt se asnjëherë nuk do t’i sjellë në rrezik marrëdhëniet me NATO-n”, tha Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj gjatë seancës së sotme të Kuvendit ka thënë se Serbia është mobilizuar dhe po e pengon Kosovën si vend që ka dalë prej binarëve të vet. Haradinaj ka deklaruar se Serbia po bën propagandë duke thënë se Kosova po dëshiron t’i zgjidhë problemet me arrogancë.

“Serbia po ankohet se Kosova nuk ka përmbushë marrëveshje të Brukselit. Ajo punon intensivisht me diplomatë të vet për me e paraqitë Kosovën si vend i dalë prej kontrollit në siguri, pasi, sipas tyre, Kosova po tenton ta formojë ushtrinë dhe po tenton të krijojë destabilizim”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Sipas Haradinajt, Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet bazike për të qenë ushtri dhe ka shtuar se ushtria nuk e vë në rrezik marrëdhënien me NATO-n.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të mërkurën se Kosova “do të përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të saj”.

Ai i bëri këto komente në përmbyllje të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, ku është diskutuar edhe për gjendjen në Ballkanin Perëndimor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LEGJENDA E BAYERN MUNICH/ Lothar Matthaus: Gjigandët e Bundesliga po paguan çmimin e një...
Previous article BEFASON ISH-DREJTUESI I FERRARIT/ Jean Todt: Garën e Brazilit e ndoqa së bashku me Schumacherin

Isa.Autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT