• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Kreu i ri i SHISH/ A do e dekretoj Meta?
Home
Breaking News

Kreu i ri i SHISH/ A do e dekretoj Meta?

30 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News

Kanë kaluar të paktën tetë orë nga takimi i Presidentit Meta dhe kryeministrit Edi Rama për të diskutuar rreth emrit të propozuar nga ky i fundit për postin drejtues të Shërbimit Informativ Kombëtar dhe ende nuk është dekretuar nga kreu i shtetit. Më herët u njoftua nga  zyra e shtypit e kryeministrisë se gjatë takimit kryeministri Rama i ka paraqitur Presidentit Meta propozimin e tij për pasardhësin e Visho Ajazi Likës. Por në asnjë moment të këtij njoftimi prej dy paragrafësh nuk thuhej që Presidenti e ka pranuar këtë kandidaturë.

Sipas ligjit të Shërbimit Informativ Shtetëror, kreu i SHISH propozohet nga kryeministri dhe dekretohet nga Presidenti.

A do ta pranojë Meta emrin e Helidon Bendos si shefi i ri i SHISH?

“Eshte proces I gjate”, shprehet nje burim ne Presidence.

Pak minuta pas takimit të Ramës me Presidentin, gazetari investigativ, Artan Hoxha tha në Neës 24 se emri i ri duhet të marrë më parë edhe miratimin e aleatëve strategjikë si SHBA, NATO dhe disa vende të BE-së.

“Kandidatura e re përveçse duhet të jetë një kandidaturë e spikatur, duhet të pranohet dhe miratohet edhe nga vendet aleate. Ka një bashkëpunim shumë të ngushtë me SHBA dhe vendet e BE. Kandidatura e re duhet të marrë edhe miratimin e aleatëve tanë strategjikë, pasi është pikë kontakti. Dorëheqja e Likës është e papritur pasi nuk ka pasur së fundmi ndonjë konflikt. Por është akuzuar se po përdoret nga opozita sidomos në historinë e kanalizimit të vendit. Duket sikur kjo situatë mund të ketë ndikuar që Visho Ajazi Lika të largohet”, tha Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zbuloni llojin e flokut që keni
Previous article Humbni shtatë kilogramë për 14 ditë me këtë recetë

Redaktor2

Postime të ngjashme

E RËNDË/ 29-vjeçari paraqitet i plagosur në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke 13 ditë më parë, më ngatërruan... Aktualitet

E RËNDË/ 29-vjeçari paraqitet i plagosur në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke 13 ditë më parë, më ngatërruan...

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen Aktualitet

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit Aktualitet

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT