• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KREU I GRUPIT “BAJRI” I SHPËTOI ARRESTIMIT/ Çfarë doli nga përgjimet: Ai që kërkonte paratë…
Home
Breaking News

KREU I GRUPIT “BAJRI” I SHPËTOI ARRESTIMIT/ Çfarë doli nga përgjimet: Ai që kërkonte paratë…

22 September, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Burime të grupit të hetimit thonë se personi i konsideruar si kreu i grupit, shtetasi Enver Bajri, ende nuk është arrestuar pasi nuk dihet ende vendodhja e tij. Hetuesit thanë se ai ka të paktën tre vite që nuk rezulton të ketë hyrë në Shqipëri.

Ndërkohë operacioni i organizuar në Tiranë ka vënë në pranga dy personat e tjerë Safet Bajri dhe Ilir Bajri, të cilët sipas hetimeve qëndronin direkt mes kreut të grupit dhe anëtarëve të tjerë të hiearkisë së bandës.

Mediat belge dhe holandeze kanë pasqyruar të shtunën aksionin e zhvilluar në Shqipëri dhe Holandë.

Sipas tyre Safet Bajri është në listën e personave më të kërkuar në Belgjikë pasi në janar të 2017 u dënua nga Gjykata e Apelit të Brukselit me 9 vjet burg për udhëheqjen e organizatës kriminale, trafik droge dhe prostitucion.

Mes të arrestuarve në Shqipëri është edhe shtetasi Armir Grima, trajner i kombëtares së futbollit për femra i cili gjatë karrierës së tij sportive ka qenë portier i ekipit të futbollit të Vllaznisë në vitet 1998-2001, por më pas dhe kapiten dhe trajner i ekipit.

Arrestimi i tij sipas policisë ka të bëjë me akuzën për trukimin e ndeshjeve sportive. Gjatë përgjimeve 6 mujore, Safet Bajri është regjistruar duke folur për fitime financiare nga ndeshja mes Vllaznisë dhe Tërbunit e mbajtur në maj të këtij viti e cila përfundoi me rezultatin 2:1.

Për këtë ndeshje akuzohet edhe i arrestuari Fabjol Rexhepi, portieri aktual i ekipit të futbollit Tërbuni.

Prokuroria ka nisur hetim pasuror ndaj të gjithë të arrestuarve të cilët akuzohen se kanë përfituar shuma të mëdha monetare përmes gjobëvënies ndaj biznesmenëve të ndryshëm.

Sipas përgjimeve, personi që kërkonte paratë duke vendosur dhe afate ndaj biznesmenëve ka qenë Behar Bajri, ndërsa dorëzimi i shumave bëhej tek anëtarët e grupit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shqiptarët laikë të Ismail Kadaresë/ Gjigandi televiziv dokumentar për shkrimtarin e shquar (VIDEO)
Previous article LIVE/ Mbyllet pjesa e parë në Korçë: Ka rezultat surprizë në ndeshjen Skënderbeu-Tirana (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI)

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre Aktualitet

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët Aktualitet

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT