• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Kreu i ARRSH, Afrim Qendro: Rehabilitimi i autostradës Tiranë-Durrës, ja çfarë parashikon projekti
Home
Sociale

Kreu i ARRSH, Afrim Qendro: Rehabilitimi i autostradës Tiranë-Durrës, ja çfarë parashikon projekti

23 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro, deklaroi dje se në pranverë nis rehabilitimi i autostradës TiranëDurrës, i cili nuk përfshin projektin për zgjerimin e autostradës me 3 korsi.

“Jo, nuk parashikohet zgjerim, këto dy korsi, është me dy plus dy. Rehabilitimi konsiston në riparimin e shtresave të paketës asfaltike në sinjalistikë dhe në të gjithë elementët e tjerë. Nuk bëhet fjalë për zgjerim. Ju keni në mendje projektin që është bërë që bëni këtë pyetje. Autoriteti Rrugor, vitin e kaluar ka miratuar një projekt që aksin Tiranë-Durrës ta bëjë me 3 korsi.

Ai është një projekt, i cili është në sirtar dhe në këtë vit me buxhetin e miratuar nuk është pjesë e buxhetit, sepse kemi hartuar një projekt rehabilitues si pjesë të kontratës, i cili na jep ne garancinë për 10 vjet që kjo rrugë do të jetë në kushtet që kërkon kontrata.

Do një studim më të hollësishëm a do të jetë një investim që do ta bëjë qeveria dhe shteti shqiptar me buxhetin e vet apo mund të ketë edhe mundësi të tjera që mund të jenë me PPP ose me koncesion, kështu që në këtë moment jemi në këtë situatë”, u shpreh Qendro.

Kreu i Autoritetit Rrugor tha se rehabilitimi do të kryhet për shkak të dëmtimit që ka pësuar autostrada nga dyfishimi në vite i trafikut dhe mungesa e mirëmbajtjes.

Sipas kreut të ARRSH-së, projekti i qeverisë me bankën botërore do të përfshijë edhe rehabilitimin e disa akseve të tjera. “Realisht, kemi një gjendje jo të mirë teknike të aksit Tiranë-Durrës. Kjo vjen për disa arsye. Kemi një aks të ndërtuar disa vite më parë.

Ka qenë i ndërtuar për një numër të caktuar mjetesh që kalojnë në të. Ka qenë afërsisht diku te 23 mijë mjete. Nga matjet që kemi bërë ne në këtë aks rrugor, qarkullojnë rreth 47-50 mijë mjete në ditë. Kjo është e para. E dyta, ky është aksi më i ngarkuar në trafik, pothuajse në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Nga ana tjetër, në gjithë këto vite, që pas ndërtimit të saj, ka pasur vetëm mirëmbajtje rutinë. Aksi Tiranë-Durrës është pjesë e kontratës së mirëmbajtjes që Autoriteti Rrugor ka lidhur prej një viti me Bankën Botërore.

Ky projekt është hartuar, ka pak ditë që është në duart e supervizionit të kontratës ose konsulentit monitorues siç quhet në rastin konkret.

Jemi në procesin përfundimtar të bërjes së këtyre projekteve, të cilat nuk kalojnë në filtrat e konsulentit. Do të miratohet dhe në bashkëpunim me bankën dhe ne mendojmë që në pranverë të fillojmë me këto pjesë rehabilituese”, deklaroi Qendro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kënga e Dhurata Dorës dëgjohet edhe në këtë vend! Befasohet këngëtarja (Foto)
Previous article Christensen fajëson Fabregasin për golin e Messit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente Aktualitet

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT) Aktualitet

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT)

SOT PROTESTA E 45-të/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Rama, jepe dorëheqjen Aktualitet

SOT PROTESTA E 45-të/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Rama, jepe dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT