• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KREU 8 VJEDHJE NË DURRËS/ Rrëfehet Astrit Thaçi: Isha nën efektin e drogës, jam penduar
Home
Aktualitet
Kronikë

KREU 8 VJEDHJE NË DURRËS/ Rrëfehet Astrit Thaçi: Isha nën efektin e drogës, jam penduar

19 February, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Durrësit la në burg pa afat grabitësin serial Astrit Thaçi, ndërsa vendosi lirimin dhe “detyrim paraqitjeje” për të dashurën e tij, Adelina Berisha, e akuzuar për përkrahje të autorit.

Para gjykatës, Thaçi deklaroi se është penduar dhe se gjithçka e ka kryer nën efektin e lëndëve narkotike dhe nën ankth.

Sipas tij, pendimi erdhi menjëherë pas plagosjes së Rexhep Tereziut në Durrës, po vjedhjet me armë ai nuk i ndali dhe pas këtij krimi.

Thaçi akuzohet për “vjedhje me armë e mbetur në tentativë”, “plagosje e rëndë me dashje”, “vjedhje me dhunë” dhe “vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit”.

27-vjeçari nga Durrësi, i dënuar me 7 vjet burg në Itali për vjedhje me armë, u kap nga policia në zonën e Kombinatit, në Tiranë. Brenda harkut kohor nga data 8 deri më 15 shkurt, Thaçi kreu 8 vjedhje me armë dhe dhunë, nga të cilat 3 në Durrës, 4 në Tiranë dhe 1 në Elbasan.

Më 8 shkurt ai vodhi me armë zjarri 100 mijë lekë nga dega e një institucioni financiar kredidhënës në Durrës, dy ditë më pas u fut me pistoletë në shtëpinë e Rexhep Tereziut në plazh të cilin dhe e plagosi në këmbë.

Nuk u ndal me aq, po pa mbushur 24 orë nga kjo ngjarje, grabit një market në Shkozet ku merr 100 mijë lekë të tjera dhe steka me cigare. Një ditë më vonë e zhvendos aktivitetin e tij kriminal në Tiranë, ku në zonën e Zogut të Zi dhe më pas në kombinat tenton të vjedhë një agjenci turistike dhe një market.

Nën kërcënimin e armës tenton të vjedhë një market në rrugën “Kongresi i Lushnjes” dhe më pas godet me sende të forta një shtetas duke i vjedhur celularin dhe shumën prej 300 eurosh.

Pas kësaj vjedhjeje, në të njëjtën ditë udhëton drejt Elbasanit ku me armë vjedh një sasi bizhuterish nga një argjendari.

Në çastin e kapjes atij iu gjetën dhe sekuestruan bizhuteri të florinjta dhe një sasi parash, ndërkohë që në të njëjtën ditë u arrestua dhe e dashura e tij 20-vjeçare nga Tirana, të cilën e kishte njohur pak kohë më parë në rrjetet sociale.

Ajo u prangos “për përkrahje të autorit të krimit”, po nuk e ka pranuar këtë akuzë. Prokurorja e çështjes Anila Bebeçi kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, gjë që u pranua nga gjykata e cila vendosi lirimin e saj në sallën e gjyqit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATALANTA E "FRIKSHME"/ Shënon golin e DYTË. Ilicic shtang Valencian
Previous article "NGELE ME BY**ËN JASHTË"/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat "thumbojnë" VIP-at

F.autor

Postime të ngjashme

VODHI BANKËN DHE U LARGUA ME SKUTER/ Mediat greke zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: U akuzua edhe për 28 grabitje në Greqi Aktualitet

VODHI BANKËN DHE U LARGUA ME SKUTER/ Mediat greke zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: U akuzua edhe për 28 grabitje në Greqi

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage Aktualitet

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

PLAGOSI ME DRAPËR BABIAIN E ISH-PARTNERES/ Dërgohet në burg daja i Zegjine Caushit Aktualitet

PLAGOSI ME DRAPËR BABIAIN E ISH-PARTNERES/ Dërgohet në burg daja i Zegjine Caushit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT