• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kreshnik SPAHIU: A po luan me dy porta Ilir Meta, ndryshe nga sa thotë e shoqja?
Home
Politikë

Kreshnik SPAHIU: A po luan me dy porta Ilir Meta, ndryshe nga sa thotë e shoqja?

19 March, 2019 F.autor Politikë

Ish-aleati i PD-së, Kreshnik Spahiu, ka një teori të vetën, se kandidatët e LSI-së që po marrin mandatet e deputetit, janë futur nga Ilir Meta.

Sipas tij, presidenti është duke bërë lojë me dy porta, në mënyrë që LSI të mos shkrihet.

Spahiu thotë se këtë plan e ka mësuar nga telefonatat që ka pasur me dy deputetë të LSI-së, të cilët janë konsultuar me të.

Shkrimi i Spahiut

Këto ditë kam pasur dy biseda telefonike me deputet të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilët u konsultuan me mua mbi proçedurat juridike e plotësimit mandateve sipas listave zgjedhore të paraqitura nga partia e tyre në KQZ.

Duke i ruajtur për etik emrat e tyre e tyre, ajo që më lanë të kuptoja, ishte se ata kishin miratimin e Ilir Metës që po pranononin mandatin.  I pyeta me gjysëm provokimi pse duhet Meta të dalë kundër gruas? Nga të dy kandidatët-/et në kohë të ndryshme mora të njëjtën përgjigje: “Kreshik, Meta po vrapon të na kap përpara Ramës”

Nuk ja vlente ta provokoja bisedën më shumë. Gjithshka ishte e qartë. LSI dhe PD pasi panë që revolucioni  Berishës dështoi, po nxitojnë të mbushim listat vetë me disa nga besnikët që ju kanë mbetur, me qëllim që mos u vij rradha deputetëve rebel në listat rezervë. Psh: Deputetja Enada Koçiraj e LSI është produkt 100% i familjes Meta dhe po pranon mandatin me shkelje syri mga Presidenti.

Alban Zeneli nga Partia Demokratike pranoi mandatin dhe nuk u përjashtua nga partia si Rudina Hajdari.  Duke lejuar Alban Zenelin dhe disa besnik të tjerë nuk i vjen radha Adriatik Alimadhit, Artur Roshit apo Kujtim Gjuzit që s’janë në rresht me doktorin.

E që ti biem shkurt PD dhe LSI i ulën brekët dhe po i plotësojnë listat vetë.

Bllofi i djegies së mandatve shënon një nga gafat historike të Berishës në 28 vjet, i cili mendoj se do shantazhonte së bashku me Monikën, Uashingtonin dhe Brukseli që nëse nuk japin amnisti nga Vetingu ata janë të gatshëm dhe kanë forca ta kallin rajonin.

Berisha nxori bllof gjithë aksionin e djegies së mandatve për dy arsye:

– ndërkombëtarët nuk e konsideruan krizë, përkundrazi mezi pritën ta nxirnin në pension Berishën dhe Monikën

– populli refuzoi të vritej për ta gjatë protestave që tentonin marrje pushteti me dhunë. Askush nuk ishte i gatshëm të jepte jetën që Berisha të rikthehet në pushtet 4 herë.

I gjithë presioni bëhej për një marrëveshje por ndryshe nga 17 Maji këtë rradhë, amerkianët dhe europianët e injoruan dhe nuk pranuan të negocionin.

Sikur mos mjaftonte kjo, por autogoli i doktorit  po shkaktonte pasoja. Një opozitë e re dhe jashtë kontrollit berishian mund të mos ishte e suksesshme në përmasa, por do ishte e aftë aq sa ti prishte punë në zbehjen e PD dhe shkrirjen e LSI në zgjedhje.

Meta e kapi lojēn i pari, se partia e gruas krye-vogël mund të ishte kurban i radhës.

Më pas lojën e kapi dhe  Berisha. Të dy së bashku nga java e shkuar kanë filluar të plotësojnë mandatet që dogjën vetë, me qëllim që as brenda dhe as jashtë parlamentit mos ekzistojë një alternativë e re që ti prishë skemēn dhe shkatërroj establishmentin 28 vjeçar.

Berisha ka vetëm një skemë: Luan me zjarrin dhe në fund e fik vetë duke marr konçesione!

Problemi është që këtë radhë dogji shtëpinë e tij dhe askush nuk po i thotë as: “Ngushëllime doktor”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ Roman Abramovich gati t’i shesë Chelsean miliarderit britanik për...
Previous article U MAHNITËM/ Publikohen pamje nga vila luksoze e Zaiminës dhe bashkëshortit të saj (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve Politikë

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që… Politikë

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që…

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027 Politikë

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT