• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Kreditë e buta, brenda dy javësh hapen aplikimet. Ja dokumentet që duhen
Home
Ekonomi

Kreditë e buta, brenda dy javësh hapen aplikimet. Ja dokumentet që duhen

6 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Ekonomi, Sociale

Pas dritës jeshile në Këshillin Bashkiak, hapja e kredive të zbutura nga bashkia tashmë ka mbetur në dorë të perfektit të Qarkut të Tiranës. Burime nga Bashkia bëjnë me dije se menjëherë pas siglimit nga prefektura, kryetari i bashkisë do të shpallë të hapur aplikimin pranë njësive administrative, proces që pritet të ndodhë në më pak se dy javë.

Si rregull, më përpara duhet të zhvillohet edhe një fushatë informuese njëmujore në media, por edhe në njësitë administrative për t’ua bërë me dije këtë mundësi përfituesve potencialë.

APLIKIMI

Ndryshe nga viti i kaluar, aplikuesit nuk kanë nevojë të nxjerrin të gjitha dokumentet, duke humbur ditë të tëra pune nëpër institucione të ndryshme. Tashmë, mjafton të kenë një kartë identiteti për të aplikuar pranë njësive administrative përkatëse.

Aty, bashkë me ID dhe certifikatën familjare, aplikuesit do të plotësojnë edhe formularin TIP të strehimit si dhe një deklaratë, ku thuhet se të dhënat e deklaratës janë të vërteta. Të gjitha aplikimet nëpër njësi administrative do të mblidhen në Bashkinë e Tiranës, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social, e cila realizon seleksionimin parësor në bazë të disa kritereve: mosha madhore, mospasja në pronësi e një banese apo zotërimi i një të tille nën normat e strehimit, si dhe të ardhurat brenda kufijve të përcaktuar nga bashkia.

Maksimalisht 10 ditë pas përzgjedhjes së fituesve primarë të kredive me interes 3%, shpallen emrat dhe nis faza e dytë, e cila është më sfilitëse dhe ka të bëjë me mbledhjen e listës së gjatë të dokumenteve. Plot 21, të përmbledhura në: certifikatë familjare; atë të celebrimit; vërtetim të ardhurash apo ndjekje studimesh, kërkim pune apo pension nëse ka brenda familjes;

vërtetim nga organet tatimore, pasqyrat financiare të një viti më parë; ekstrakt nga Qendra Kombëtare e Biznesit; vërtetimi për derdhjen e kontributeve; atë për pronësinë e një banese në vendin ku banon dhe atë të origjinës, si dhe një sërë dokumentesh që lidhen me situatën sociale të një familjeje (nëse ka të divorcuar, fëmijë në ngarkim, persona që trajtohen me Kemp, janë jetimë, viktima dhune apo fëmijë të policëve të rënë në detyrë.

KUSHTET E PËRZGJEDHJES

Përveç të ardhurave minimale e maksimale që duhet të plotësojnë aplikantët, janë pesë tregues që do të shërbejnë për komisionin si kritere apriori për të bërë përzgjedhjen finale.

Kështu, përfitues potenciale në programin “Subvencionimi i interesave të kredisë për familjet e reja”, do të jenë familjet që kanë në përbërje një çift të ri, mosha e përbashkët e të cilëve nuk i kalon të shtatëdhjetat; ato familje të reja që kanë në ngarkim persona me aftësi të kufizuar apo persona në pension; familjet që kanë të ardhura sipas limitit të përcaktuar në këtë program; ato që nuk janë dhe nuk kanë qenë përfitues të programeve të tilla të ngjashme më parë dhe sigurisht nuk kanë në pronësi një banesë.

PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ekstradohet nga SHBA NARBIS KOXHAJ/ 25 vite burg për vrasje në bashkëpunim dhe...(FOTO)
Previous article Mourinho ofron De Gean, Pogban e Martialin për tre lojtarë të Realit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025 Aktualitet

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet… Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet…

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT