Në një kohë kur maska është bërë e detyrueshme në ambientet e mbyllura kryeministri Edi Rama u shfaq sot në mbledhjen e Këshillit Politik me maskë të zezë dhe me logon e Kryeministrisë.
E ndërsa Rama e kishte vënë siç duhet maskën, duke mbuluar edhe hundën bashkë me gojën, ndryshe u shfaq kreu i PD-së, Basha.
Gjatë një konference për shtyp në Kosovë ku ndodhet për një vizitë zyrtare pune, kryedemokrati u shfaq me maskë të bardhë të vendosur keq, pasi kishte mbuluar vetëm gojën dhe hundën e kishte lënë jashtë. Fakti që ishte në ambient të hapur dhe nuk kishte fare pse ta mbante maskën.
Gjithashtu një sjellje e paqëndrueshme e PD vihet re në Shqipëri dhe në Kosovës. Në Tiranë të gjithë shfaqen pa maska, ndërsa në Kosovë nuk e heqin as në rrugë.




