• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRAH BASHËS/ Duma në Kryesi: Të miratojmë një rezolutë edhe kundër grupimeve anti-Perëndimore
Home
Politikë

KRAH BASHËS/ Duma në Kryesi: Të miratojmë një rezolutë edhe kundër grupimeve anti-Perëndimore

12 December, 2021 F.autor Politikë

Gjatë fjalës së mbajtur dje në mbledhjen e Kryesisë së PD-së nënkryetarja Grida Duma ka propozuar hartimin e një rezolute të jashtëzakonshme të miratuar nga Këshilli, kundër grupimeve anti-amerikane, bëjnë me dije burime për “Panorama.al”.

Duke iu referuar mbledhjes së djeshme të Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha, Duma e konsideroi një “maskaradë foltore”, ku pjesa më e pavotuar e shqiptarëve iu hakërrye me kërcënime dhe shkarkimeve demokratëve të vërtetë.

“Në këto tre muaj dilema kryesore ka qenë: a do duhej apo jo, që ne tí përgjigjeshim me të njëjtën gjuhë asaj që po i bën ai grupim i foltores, Partisë Demokratike. Kemi pasur kujdesin të mos ta bëjmë, për të shpëtuar sa më shumë nga ruajtja e madhësisë së Partisë. Por sonte pasi pamë një  maskaradë foltore, ku pjesa më e pavotuar nga shqiptarët ju hakërrye kujtdo me gjoja kërcënime dhe shkarkime dhe manipuloj masivisht demokratët e vërtetë,  duhet të jeni të qartë që nuk ka më dilema! Ai grupim atje ka organizuar mbledhjen dhe galvanizimin e antiamerikanizmit, anti perëndimit;  rrugë e cila është revanshiste dhe dum-babiste që e con jo vetëm Partinë Demokratike por edhe Shqipërinë në një terr historik. Për ata që nuk dinë jemi apo jo shumicë, boll me hamendësime,  merrini shifrat e votave dhe lexojini dhe do të shihni qartë kush është shumicë”, tha Grida Duma.

“Dhe kryetar këtë e kam me ty personalisht; kjo parti ka ditur të na e tregojë të vertetën kur e keni lënë edhe një fije frymë të ekzistojë vota e lirë, por rrallë e keni dëgjuar. Ndërkohë që partia dhe madje dhe shqiptarët i hoqën me votë që në 2013 shumë figura ju i vendosët në vende të pamerituara megjithëse cdo fakt fliste ndryshe. Vendoset në krye të qarqeve njerëz e në krye të drejtimeve njerëz që ju kthyen në barrë më të rinjve dhe atyre që ishin më të votuar dhe më të besuar nga shqiptarët. E bëtë këtë për të mbajtur një bashkim jo të drejtë. Partia udhëhiqet me drejtësi jo me miqësi. Dhe sepse kjo do jetë  rruga do të  fitojë . Sot duhet të kuptojmë një gjë të thjeshtë fare; jemi shumica dhe e provuar. Atje janë mbledhur dy plate stadium dhe të tjerat u mbuluan,  pas shumë lekësh të shpenzuara pas shumë presionesh dhe ka mundësi që shumica të mos jenë as  demokratë. Përndryshe nuk do të  kishin ndaluar gazetarët dhe kamerat, përndryshe nuk do të bënin gafën e asaj makinës së skanimit që kalonte numrin me qindra në një sekondë deshën ta përdorin si gjoja transparencë dhe ranë brenda se u pa manipulimi live”, vijoi nënkryetarja e PD.

“Në atë foltoren e madhe të sotme ishin të gjithë njerëzit që kanë pasur pushtet deri në 2013 të cilët u ndëshkuan nga shqiptarët. Në atë foltore grupi i i sh-pushtetarëve dhe të kërcënuarve ka harxhuar cdo gjë për të sjellë njerëz dhe sollën aq pak. Dhe që sollën aq pak e vërteton mbushja e kutiave prej tyre vetë , duke masakruar ofenduar shkelur demokratët e vërtete. Për këtë ju drejtohem të gjithëve të  kuptojmë që ky i sotmi nuk është një moment historik vetëm  për Partinë Demokratike, është një moment që Partia Demokratike i detyrohet Shqipërisë. Ne duhet të ndalojmë hap pas hapi, duke nisur me një rezolutë të jashtëzakonshme të parë të miratuar nga Këshilli,  krijimin e një grupimi anti-Perëndimor që po manipulon demokratët me intrigë dhe gënjeshtër. Është detyrë dhe mision kombëtar, duke e ditur që e kemi forcën dhe maxhorancën të mos lëmë më askënd të mashtrojë njerëz e demokratët masivisht. Këshilli Kombëtar të mblidhet urgjent dhe të marrim vendime e të qartësojmë demokratët”, tha ndër të tjera ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBATI NË KËSHILL/ Bejko kërkon sanksione ndaj atyre që nuk respektuan kryesinë; Xhaferri: Kryetari te drejtojë pa dualitet
Previous article "PRITET NJË CUNAM INFEKTIMESH"/ Paralajmërimi për variantin Omicron: Po përhapet shumë shpejt

F.autor

Postime të ngjashme

ZBARDHET VENDIMI/ Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës Politikë

ZBARDHET VENDIMI/ Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës

INTERVISTA/ Linda Rama: Nga qendrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor Intervista

INTERVISTA/ Linda Rama: Nga qendrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës Politikë

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT