• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KQZ INJORON DEKRETIN E PRESIDENTIT/ Zgjedhjet do të bëhen me 30 qershor!
Home
Aktualitet
Drejtësi

KQZ INJORON DEKRETIN E PRESIDENTIT/ Zgjedhjet do të bëhen me 30 qershor!

10 June, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Anëtarja e KQZ, Rezarta Bitri deklaroi se akti i presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit është nul dhe jashtë kompetencave të tij

“Detyrat dhe kompetencat e presidentit rrjedhin nga parimet e shtetit të së drejtës. Veprimet e tij duhet t’i përmbahen kushtetutës, ku thuhet se presidenti ka kompetencë vetëm për të caktuar datën e zgjedhjeve, dhe jo t’i shtyjë apo t’i anulojë ato. Nuk mund të shtyhen zgjedhjet në infinit. Duhet të kishte një datë për zgjedhje të reja. Është e qartë se sistemi ynë nuk ja jep këtë kompetencë presidentit. As kushtetuta dhe as ligji elektoral nuk parashikojnë një kompetencë të tillë të presidentit. Jam tërësisht e bindur që ky është akt nul dhe nuk na pengon për të vijuar më tej organizmin e zgjedhjeve të 30 qershorit”, tha Bitri.

Edlira Jorgaqi, anëtarja e Komisionit Qëndror Zgjedhor deklaroi se akti për anulimin e zgjedhjeve është i pavlefshëm sepse është haptazi i paligjshëm. Ajo tha se nuk mund të anulohen zgjedhjet në një kohë kur ka nisur puna për organizimin e tyre“Akti për anulimin e zgjedhjeve është i pavlefshëm sepse është haptazi i paligjshëm. Është cenim i parimit të ligjshmërisë. Akti është absolutisht i pavlefshëm edhe kur organi ushtron një kompetencë që ligji nuk ia lejon. Nga nëntori ligji nuk njeh asnjë kompetencë për shtyrë apo shfuqizuar datën e zgjedhjeve. Rrjedhojë e aktit për zgjedhjet në 30 qershor, KQZ është në ushtrim për përgatitjen e tyre. Janë ngritur KZAZ,janë prezantuar kandidatët, janë tenderuar fondet publike, para të taksapaguesve shqiptarë. Ato nuk mund të flaken tutje”, tha Jorgaqi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Gjendet një kufomë në portin e Durrësit
Previous article DEKRETI I PRESIDENTIT/ Anëtari i KQZ: Meta duhet të bënte zjarrfikësin e politikës në Shqipëri

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT