• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEKRETI I PRESIDENTIT/ Anëtari i KQZ: Meta duhet të bënte zjarrfikësin e politikës në Shqipëri
Home
Aktualitet
Drejtësi

DEKRETI I PRESIDENTIT/ Anëtari i KQZ: Meta duhet të bënte zjarrfikësin e politikës në Shqipëri

10 June, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Presidenti Ilir Meta, sot, me dekretin për anulimin pa afat të zgjedhjeve të 30 qershorit, urdhëroi po ashtu KQZ-në, të zbatojë dekretin, që për herë të parë në vetvete është një zhdekretim i datës së zgjedhjeve që vetë ai ka firmosur pas konsultimeve me partitë politike.

Klement Zguri, kryetar i KQZ-së, institucionit të administrimit të zgjedhjeve, tha se nuk mund ta vazhdojë drejtimin e mbledhjes, pasi situata është shumë e vështirë për të. Ai tha se nuk është Gjykatë Kushtetuese për të gjykuar nëse dekreti i Presidentit është apo jo i ligjshëm. Zguri theksoi se dekreti duhet respektuar, dhe nuk duhet të vendoset në diskutim. E quajti një sfidë, pasi nga njëra anë ka dekretin e Presidentit të cilin thotë se është i detyruar ta zbatojë, dhe nga ana tjetër kërkesën e dy anëtarëve të KQZ-së për ta shpallur të pavlefshëm dekretin e Metës për të anuluar zgjedhjet.

Zguri zgjodhi të braktisë mbledhjen e KQZ-së për të mos shkuar në tensione, dhe kërkoi t’i bashkëngjiteshin në këtë vendim edhe kolegët e tjetër të KQZ, por asnjë nuk u ngrit nga tavolina duke vijuar mbledhjen nën drejtimin e Denar Bibës, nënkryetarit të KQZ-së, i cili në rastet e largimit të kryetarit, merr kompetencat e tij në mungesë të tij.

Katër anëtarët e tjerë të KQZ vijuan mbledhjen.

Në fjalën e tij, anëtari i KQZ Bledar Skenderi u shpreh se Meta duhet të bënte zjarrfikësin e politikës në Shqipëri. “Bëri të kundërtën. E konsideroj një akt nul”, tha Skenderi.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KQZ INJORON DEKRETIN E PRESIDENTIT/ Zgjedhjet do të bëhen me 30 qershor!
Previous article MBETI DUKE KOPJUAR KIMIN/ Fansat nxehen dhe flliqin këngëtaren shqiptare: Kot mundohesh...

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT