• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kotzias “akuzon” Shqipërinë për vonesat për Paktin Detar. Ja komenti për çështjen çame
Home
Shqipëri

Kotzias “akuzon” Shqipërinë për vonesat për Paktin Detar. Ja komenti për çështjen çame

21 April, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, parashikon mbylljen e negociatave me Shqipërinë në fund të muajit maj. Duke folur për radion greke “24/7”, Kotzias foli për procedurën e vështirë që Ministria e Jashtme e Shqipërisë kishte me Presidentin Meta.

“Sa u takon negociatave, kemi mbetur në një çështje të fundit. Do të kemi mbledhje javët e ardhshme, ashtu siç parashikon Kushtetuta e vendit mik pas marrëveshjes që bëri Presidenti Meta me qeverinë e atjeshme. Kanë një procedurë të brendshme të vështirë. Besoj se deri në fund të majit do të jenë mbyllur esencialisht dhe formalisht edhe çështjet e fundit të hapura. E dini, janë probleme që ekzistojnë që prej 70-80 vjetësh. Kur të vijë për diskutim në Parlament, do të befasoheni me ato që do të dëgjoni dhe me idiotësitë që bëheshin nga të dyja palët”, tha Kotzias.

Sipas tij, në bisedimet e fundit nuk është hedhur për diskutim asnjëherë, nga asnjë palë, çështja çame.

“Askush në këto negociata nuk e ka shtruar çështjen çame, nuk kemi pranuar që të shtrohet një çështje e tillë në negociatat. Për pasuritë, të vetmet pasuri që ekzistojnë, janë ato që kanë të bëjnë me ligjin e luftës. Formalisht, në një sens, jemi akoma në luftë me Shqipërinë. Përderisa nuk bëhet me mjaftueshmëri juridike abrogimi i ligjit të luftës, këto pasuri mbeten të konservuara në duart e shtetit grek,që nga shpallja e luftës kundër Greqisë nga Italia dhe Shqipëria, që atëherë ishin bashkuar në një mbretëri. Këto janë që nga lufta, nuk kanë të bëjnë me çamët. Për çamët janë vendimet gjyqësore dhe janë vendime të parevokueshme”, ka përfunduar ministri i Jashtëm grek.

Duke akuzuar mediat greke, që sipas tij shkruajnë se negociatat me Shqipërinë janë fundosur, Kotzias tregoi mënyrën sekrete të zhvillimit të këtyre negociatave. “Nga Ministria e Jashtme greke nuk rrjedhin më dokumente dhe lajme, sepse dikur partitë opozitare merrnin dokumente nga ministria dhe ia jepnin mediave duke nxjerrë lajme. Sepse nëpunësit e Ministrisë së Jashtme, diplomatët, ekspertët dhe juristët kanë qëndruar në lartësinë që e kërkon koha, e dinë mirë se po bëjmë një strategji shumë serioze kombëtare, marrin pjesë dhe vetë në këto negociata dhe nuk lejojnë që të dalin jashtë çështjet që diskutohen”, tha Kotzias.

PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fansi e propozon për martesë me mesazhe, Roza Lati: “Vdeksha”
Previous article Bes Kallaku i bën urimin përlotës Ijes, por përfundon në debat me komentuesin

Redaktor2

Postime të ngjashme

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni Politikë

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi Politikë

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër… Breaking News

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT