• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Kosto e jetesës: Tirana renditet vendi i tretë më i lirë në rajon
Home
Sociale

Kosto e jetesës: Tirana renditet vendi i tretë më i lirë në rajon

18 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Kosova, Maqedonia dhe më pas Shqipëria janë vendet që kanë çmime më të lira të produkteve ushqimore dhe kosto më të ulët jetese në rajon, sipas të dhënave krahasuese që raportohen nga Numbeo.com për 2018.

Sipas të dhënave të marra në shqyrtim, Shqipëria është vendi i tretë më i lirë në rajon, ku me kostot më të lira rezulton Prishtina dhe më pas Shkupi.

Më i shtrenjti në rajon është Podgorica, me 44.68 pikë përllogaritje të indeksit, ndjek Beogradi me 43.99; Sarajeva me 42.50, Tirana me 39.33, Shkupi me 38.51 dhe Prishtina me 29.25, shkruan Monitor.

Çmimet e kategorive të marra në konsideratë: çmimet ushqimore, restorantet, transporti dhe shërbime të ndryshme.

Numeo.com ka marrë në studim 540 qytete botërore, ku ka analizuar kostot e tyre të jetesës për 2018.

Indeksi i kostos së jetesës nga Numbeo është një tregues relativ i çmimeve të mallrave të konsumit, duke përfshirë ushqimet, restorantet, transportin dhe shërbimet. Indeksi nuk përfshin shpenzimet e akomodimit si qiraja ose kredia.

Përllogaritja e pikësimit të indeksit bëhet në raport me Nju Jork (SHBA). Që do të thotë se për New York City, çdo indeks duhet të jetë 100 (%). Nëse një qytet tjetër ka, për shembull, indeksin e qirasë prej 120, kjo do të thotë që mesatarisht në atë qiratë qyteti janë 20% më shtrenjtë se në New York City. Nëse një qytet ka indeks të qirasë prej 70, kjo do të thotë në një mesatare se qiratë në atë qytet janë 30% më pak të shtrenjtë se në Nju Jork.

Një studim i mëparshëm, sa i përket kostot së jetesës, është kryer nga Traveltables.com. Sipas tyre, Shqipëria kategorizohet në grupin e dytë të kostove të jetesës, e krahasuar me çmimet mesatare botërore, sipas së cilës, kostoja e jetesës arrin 61% të kostos mesatare botërore.

Për shtetet rajonale, të dhënat tregojnë se Maqedonia ka koston e jetesës më të lirë në Ballkan, sa 55% e kostos mesatare botërore; Mali i Zi 73%, ndërsa Serbia dhe Bosnja 62%, shkruan Monitor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Giroud bën gati 'valixhet', Dortmund destinacioni i mundshëm i francezit
Previous article SHBA, 18-vjeçarja shqiptare bëhet krenaria e kolegjit amerikan

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SËRISH SHERR MES ORGANIZATORËVE/ Olsi Jazexhi akuza Gent Prognit: Shpenzon 30- mijë euro dhe s’dihet burimi, vjen me tropojanë dhe rrahin njerëz Aktualitet

SËRISH SHERR MES ORGANIZATORËVE/ Olsi Jazexhi akuza Gent Prognit: Shpenzon 30- mijë euro dhe s’dihet burimi, vjen me tropojanë dhe rrahin njerëz

RAPORTI 2025/ Çela: 76% e procedimeve të regjistruara i përkasin krimeve Aktualitet

RAPORTI 2025/ Çela: 76% e procedimeve të regjistruara i përkasin krimeve

U KAP NË GREQI ME KËRKESË TË SPAK/ Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë Aktualitet

U KAP NË GREQI ME KËRKESË TË SPAK/ Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT