• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kosovë-Shqipëri, një gjuhë, por nuk merremi vesh?!
Home
Shqipëri

Kosovë-Shqipëri, një gjuhë, por nuk merremi vesh?!

26 November, 2017 sidorela.editor Rajon, Shqipëri

Prej pothuajse një dekade në Ballkan ka dy shtete shqiptare, Shqipëria dhe Kosova. Por lidhjes shpirtërore mes dy vendeve nuk përgjigjet i njëjti bashkëpunim mes dy shteteve. Këtë e konfirojnë edhe dy ambasadorë, ai i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, Syl Ukshini, të cilët ishin të ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi që transmetohet në RTSH!

Në fushat ku nuk ka “angazhimi” qeveria, bashkëpunimi ka ecur mjaft mirë, si në sport, kulturë, media. Aty ku “punon” qeveria bashkëpunimi ka mbetur tek “abetarja” e klasës së parë.

Konstatimit të gazetarit Dervishi se në nivele të larta është ndezur drita jeshile, ndryshe nga nivelet e poshtme ku ka dritë të kuq, ambasadori Minxhozi i përgjigjet se kjo vjen për shkak të mungesës së profesionalizmit, administrata e dobët për të kaluar disa probleme.

“Në mbledhjen e ardhshme do të shikohet mundësia e intensifikimit të standarteve mes Shqipërisë dhe Kosovës” tha zoti Minxhozi.

Ndonëse shkëmimet tregtare mes Shqipërisë e Kosoves kanë shënuar rritje vit pas viti, duke arritur në vlerën e 200 mln eurove, ato mbeten më të vogla se shkëmbimet e Kosovës me Serbinë. Një ndër çështjet që do të diskutohet në mbledhjen e qeverive të dy vendeve në 27 nëntor është edhe pika e përbashkët doganore në portin e Durrësit.

Ambasadori kosovar Syl Ukshini tha se është i mjaftueshëm shfytëzimi i kapacitet të portit të Durrësit. “Rruga e Kombit ka mbetur në Milot. Deri në Tiranë ajo rrugë bëhet nganjëherë 2 orë” tha zoti Ukshini. “Porti egziston, por kjo pjesë e rrugës duhet të finalizohet” shtoi ai.

Pavarësisht vështirësive, të dy ambasadoret e shohin me nota pozitive të ardhmen e marrëdhënieve Shqipëri- Kosovë. “Ne jemi sot tek gota gjysëm plot. Mbledhjet që janë zhvilluar me dy qeverive kanë patur uje, por kanë patur dhe shtytje” tha ambasadori Minxhozi.

“Unë mendoj se disa procese po ecin më shpejt se politika. Ajo duhet ti ndjeki me hapa dhe procese të caktuara” tha ambsadori Ukshini.

Lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit mbetet sfida kryesore e dy qeverive, bashkë me integrimin europian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ishte e shurdhër/ Vajza dëgjon veten e saj për herë të parë pas 29 vitesh (VIDEO)
Previous article Ja cilat janë dhjetë klauzolat më të mëdha të lojtarëve të Barcelonës

sidorela.editor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT