• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOSOVË-SERBI/ Bushati: Deklarata e DASH e qartë s’ka nevojë për intepretim
Home
Politikë

KOSOVË-SERBI/ Bushati: Deklarata e DASH e qartë s’ka nevojë për intepretim

27 November, 2018 F.autor Politikë

Dy ministrat e Jashtëm, ai i Shqipërisë dhe i Sllovenisë kanë nënvizuar nevojën për një marrëveshje të qëndrueshme dhe të zbatueshme mes Serbisë dhe Kosovës.

Në daljen për median,ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dhe Ministri i Republikës së Sllovenisë, z. Miro Cerar iu kërkua të komentonin deklaratën e Mike Pompeu.

Pyetje: Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë në një marrëveshje të qëndrueshme dhe zbatueshme. Si e shikoni këtë qëndrim të Amerikës dhe a e përjashton mundësinë e korigjimit të kufijve?

Ditmir Bushati:  Më duhet tju kujtoj se unë jam ministër i Punëve të Jashtme dhe nuk jam analist dhe në këtë kontekst e kam të vështirë të bëj intepretime inplicite për qëndrime eksplicite të SHBA-së, të cilat apo roli i të cilëve është i pazëvendësueshëm për perimetrin e sigurisë së Europës Juglindore, pa përmendur këtu kontributin e pazëvendësueshëm të tyre për popullin shqiptar dhe pavarësinë e Kosovës. Mendoj që deklarata e Sekretarit të Shtetit pas takimit me presidentin e Kosovës është e qartë dhe bën thirrje për një marrëveshje të qëndrueshme, të zbatueshme dhe për një marrëveshje që mbi të gjitha do të shtojë sigurinë

Miro Cerar:  Siç e dini Sllovenia ka qenë një ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës por në të njëjtën kohë kemi dhe marrëdhënie miqësore me Kosovën dhe Serbinë. I urojmë atyre një mënyrë të suksesshme për një marrëveshje konkrete të zbatueshme. Kuptojmë që ky është një proces mjaft i vështirë por besojmë se dialogu duhet të vijojë dhe të sjellë marrëveshje që do tu japë mundësi të dy vendeve dhe popujve të jetojnë në paqe dhe pa konflikte të mëtejshme.

Shtetet e Bashkuara u kërkuan autoriteteve të Kosovës që të heqin tarifat ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina dhe të punojnë me Serbinë për të shmangur provokimet dhe zbutur tensionet.

Ky qëndrim u shpreh në një deklaratë të zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, pas një takimi që Sekretari i Shtetit, Mike Pompeu pati të hënën me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ku ai i bëri thirrje Kosovës të përfitojë nga rrethanat e krijuara për të arritur një marrëveshje historiike me Serbinë.

“Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është e vetmja mënyrë për t’u hapur rrugën të dy vendeve për integrimin e ardhshëm në komunitetin e vendeve perëndimore. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë dhe të mbështesin palët për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme, të zbatueshme dhe që të rrisë stabilitetin”, thuhet në deklaratë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEOJA QË PO BËN XHIRON E RRJETIT/ Prifti hyn në kishë duke... “fluturuar”
Previous article KUPA E BOTËS 2030/ Në rrezik kandidatura e përbashkët Argjentinë-Uruguai

F.autor

Postime të ngjashme

DËNIMI I LIDERËVE TË UÇK/ Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët: Vendim i padrejtë, një aktgjykim nuk mund të rishkruajë... Breaking News

DËNIMI I LIDERËVE TË UÇK/ Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët: Vendim i padrejtë, një aktgjykim nuk mund të rishkruajë...

KËRKOI PEZULLIMIN E AFATEVE TË PARABURGIMIT/ Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës Politikë

KËRKOI PEZULLIMIN E AFATEVE TË PARABURGIMIT/ Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit Breaking News

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT