• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOSOVË/ Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave të balotazhit të 9 nëntorit në Mitrovicën e Jugut
Home
Rajon

KOSOVË/ Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave të balotazhit të 9 nëntorit në Mitrovicën e Jugut

11 November, 2025 s.autor Rajon

Prokuroria Themelore në Mitrovicë e ka urdhëruar të martën Komisionin Komunal Zgjedhor ta bëjë rinumërimin e votave të balotazhit të 9 nëntorit në Qendrën Komunale në Mitrovicën e Jugut, pas raportimeve për parregullsi.

Prokuroria tha se vendimin e mori pasi kompania sllovene CETIS, mori përgjegjësinë për një gabim në printimin e fletëvotimeve.

Ajo tha se kompania “ka shpjeguar se problemi i numërimit ndodhi ekskluzivisht në njërën nga katër kokat/pllakat e printerëve me ngjyrë, përgjegjëse për printimin e numrit të qendrës së votimit, dhe se marrin përgjegjësi për këtë gabim, sipas të cilës në rrethana normale do të ishte pothuajse i pamundur të ndodhte”.

Prokuroria tha se ka caktuar dy policë hetues për të vëzhguar procesin e rinumërimit “për të ruajtur integritetin e procesit të numërimit të fletëvotimeve”.

Prokuroria, fillimisht, urdhëroi ndaljen e numërimit të votave të garës së balotazhit për Mitrovicën e Jugut, pas parregullsive të raportuara.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i Kosovës, më pas, sqaroi se bëhet fjalë për një gabim teknik nga kompania sllovene që ka shtypur fletëvotimet.

KQZ-ja pohoi se në disa prej dengjeve të fletëvotimeve për Mitrovicën e Jugut dhe Gjakovën u gabua në shtypjen e kodit të vendvotimit.

Më vonë gjatë ditës së martë, KQZ-ja bëri të ditur se e ka pranuar një sqarim zyrtar nga kompania përgjegjëse, CETIS, lidhur me disa gabime të evidentuara në disa fletëvotime në Mitrovicë të Jugut dhe Gjakovë.

KQZ-së i është thënë se kompania ka zhvilluar hetim të plotë dhe që përgjatë procesit është kuptuar që “problemi ka ndodhur vetëm në një nga katër kokat e printerit që shtyp numrin e vendvotimit, përderisa sistemi i kontrollit monitoron vetëm numrin serik (QR kodin), ndaj gabimi nuk është detektuar gjatë shtypjes”.

“CETIS thekson se merr plotësisht përgjegjësinë për këtë gabim teknik, duke nënvizuar se fletëvotimet përmbajnë elemente të shumta sigurie që e bëjnë të pamundur falsifikimin ose kopjimin e tyre. Kompania shpreh keqardhje të thellë për incidentin dhe konfirmon se mbetet në dispozicion të plotë të KQZ-së për çdo ndihmë në hetimin dhe verifikimin e fletëvotimeve për të sqaruar rrethanat e rastit”, është thënë mes tjerash në përgjigjen e kompanisë.

KQZ-ja tha se e njoftoi Prokurorinë e Shtetit për këtë përgjigje.

Dyshimet për manipulim me vota u ngritën nga zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila, sipas rezultateve të para, e humbi garën për kryetar në Mitrovicë të Jugut me kandidatin e saj, Arian Tahiri, përballë Faton Pecit nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Sekretari organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi, përmes një postimi në Facebook, tha se PDK-ja do të ankohet për këtë rast në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Ndërkaq, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se me dyshimet e ngritura, PDK-ja po mundohet të shfajësohet për dështimin e saj.

“Kur pikërisht PDK-ja tash bërtet ‘kapeni hajnin’, kjo akuzë në fakt është rrëfim për mëkatin e tyre njësoj sikurse mëkatari që rrëfehet për mëkatet që ka bërë”, shkroi Murati i LVV-së në Facebook.

Rezultati i balotazhit në Mitrovicë të Jugut e nxori fitues Pecin me 53.47% të votave, kurse Tahiri mori 46.53% të votave, me një diferencë prej 2 mijë e 315 votash.

Para se të shfaqeshin dyshimet në lidhje me votat në balotazhin për Mitrovicën e Jugut, kandidati i PDK-së kishte pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe i kishte uruar fitoren kundërkandidatit të tij nga LVV-ja./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBLEDHJA E DY QEVERIVE SHQIPËRI-ITALI/ Mediat: Mbrojtja, industria dhe emigrantët, të gjitha temat në tryezë në samitin e Romës
Previous article LUFTA/ Ukraina tërhiqet: U larguam nga pesë vendbanime në Zaporizhzhia

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT