• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOSOVË/ Presidenca: Të gjithë mjekët që vdiqën nga COVID-19 do dekorohen…
Home
Rajon

KOSOVË/ Presidenca: Të gjithë mjekët që vdiqën nga COVID-19 do dekorohen…

25 November, 2020 s.autor Rajon

Në Kosovë, të gjithë punonjësit e shëndetit të cilët vdiqën si pasojë e COVID-19, do të dekorohen me medaljen presidenciale të meritave.

Vendimin e ka marrë presidentja në detyrë, Vjosa Osmani e cila e bën me dije përmes një postimi në rrjete sociale, ku teksa ka vlerësuar lartë kontributin e këtyre mjekëve, ka thënë se ceremonia e ndarjes së dekoratave do të mbahet ditëve në vijim.

“Mijëra punonjës shëndetësor u infektuan nga virusi Covid-19, si vija e parë e përballjes me pandeminë. Përderisa shumica i mbijetuan këtij virusi të rrezikshëm dhe menjëherë u kthyen në shërbim të pacientëve, disa prej tyre, për fat të keq, humbën jetën në këtë përballje. Kontributi i tyre, duke dhënë edhe jetën vetëm e vetëm për t’i shërbyer pacientëve të tyre, duke respektuar betimin e Hipokratit deri në frymën e fundit, meriton të nderohet nga të gjithë ne.

Prandaj, në përputhje me përgjegjësitë e mia kushtetuese, kam vendosur që të dekorojë, post mortem, me Medaljen Presidenciale të Meritave, punonjësit shëndetësor të cilët derisa aktivisht po ofronin shërbime shëndetësore, u infektuan me Covid-19 gjatë pandemisë, dhe humbën jetën e tyre nga ky infeksion.

Ceremoninë e ndarjes së dekoratave do ta organizojmë së shpejti në Presidencë, në prani të familjarëve. Ndërkaq lista e të dekoruarve do të përditësohet konform informatave që i marrim nga institucionet përgjegjëse”, shkruan ajo.

Edhe në Kosovë numri i infektimeve ditore vijon të jetë i lartë, ku vetëm dje për 24 orë u raportuan 609 persona rezultuan pozitiv me COVID-1, ndërsa u shënuan 13 viktima.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PO VDESIM..."/ Tejmbushen spitalet në SHBA nga njerëzit e infektuar me COVID-19
Previous article HOROSKOPI 25 NËNTOR/ Ju duhet të rregulloni kohën tuaj të lirë. Ja çfarë thonë yjet për ju sot

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT