• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOSOVË/ Kurti emëron këshilltarin e tij kryenegociator me BE-në
Home
Rajon

KOSOVË/ Kurti emëron këshilltarin e tij kryenegociator me BE-në

20 March, 2026 s.autor Rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me Bashkimin Evropian.

“Zulfaj do të koordinojë procesin e integrimit evropian të Kosovës, i mbështetur nga strukturat përkatëse shtetërore”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Zulfaj ka qenë këshilltar politik i Kurtit prej marsit të vitit 2021, ndërsa me emërimin e ri e zëvendëson kryenegociatorin e deritashëm, Besnik Bislimin.Bislimi i ka udhëhequr edhe negociatat e Kosovës me Serbinë, të ndërmjetësuara nga blloku evropian në Bruksel. Në shkurt të këtij viti, Qeveria pati bërë të ditur se në këtë proces dialogu, Kosova do të përfaqësohet nga Glauk Konjufca, ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Përveç rolit si kryenegociator me BE-në, sipas njoftimit, Zulfaj do të jetë edhe Koordinator kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje (RGF), duke shërbyer si autoriteti kryesor koordinues në emër të Qeverisë për të gjitha çështjet që lidhen me këtë instrument.

Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor pa status kandidati për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kërkesën për anëtarësim e ka dorëzuar në fund të vitit 2022, por ajo nuk është shqyrtuar ende.

Qeveria Kurti 3 është votuar më 11 shkurt, megjithatë Kosova vazhdon të përballet me paqartësi për shkak të ngrirjes së punës së Kuvendit.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese një dekret të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për shpërndarje të Kuvendit, në pamundësi për të zgjedhur presidentin e ri.

Osmanit i skadon mandati më 4 prill.

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për ngrirje të punës së Kuvendit deri më 31 mars, derisa të qartësohet nëse dekreti i Osmanit është shpallur në përputhje me ligjin./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAMA MBLEDH SOT ASAMBLENË E PS/ Priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora
Previous article "JEMI SHOKË"/ Brikena bisedon me Mateon: Nuk jemi në lidhje

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT