• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOSOVË/ Javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora
Home
Rajon

KOSOVË/ Javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

21 February, 2025 s.autor Rajon

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se javën që vjen do të fillojë numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe ato nga votimi jashtë Kosovës.

“Pas përfundimit të të gjitha procedurave, që janë skanimi i listës së votuesve të nënshkruar në vendvotimet e rregullta me qëllim të krahasimit me votuesit nga vendvotimet me kusht, vlerësimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, KQZ do të fillojë me numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës”, th ai.

Ai njoftoi se numri i zarfeve me fletëvotimeve nga vendvotimet me kusht është 12 mijë e 801, të cilat gjithashtu do t’i nënshtrohen verifikimit, ndërkaq, numri i votave të personave me nevoja të veçanta është 2 mijë e 597 vota.

Ai tha se procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe 20 mijë e 938 pako me fletëvotime.

“Sipas procedurave, pakot me fletëvotime i nënshtrohen procesit të vlerësimit, i cili përfshinë verifikimin nëse ato u takojnë votuesve të regjistruar dhe nëse janë ndjekur procedurat tjera të parapara. Në përgjithësi, gjatë periudhës së regjistrimit, nga 104,924 shtetas të regjistruar për votim jashtë Kosovës, 84,600, ishin regjistruar për të votuar përmes postës dhe 20,324 të tjerë ishin regjistruar për votimin fizik në përfaqësitë diplomatike. Nga 20,324 në përfaqësi diplomatike kanë votuar 15,352 votues, ndërkaq në votimin përmes postës KQZ ka pranuar rreth 69 mijë pako me fletëvotime”, tha ai.

Sonte pritet të përfundojë edhe numërimi i votave për deputetë të Kuvendit të Kosovës në Qendrat Komunale të Numërimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZOHET SE PASTRONTE PARATË E KRIMIT TË VËLLEZËRVE ÇOPJA/ GJKKO lë në burg Petrit Lakatos
Previous article KRIMI NDAJ FATBARDH LICIT/ Hakmarrje për ekzekutimin e Boran Bërçanës; si u vra ish-polici dhe bashkëjetuesja e tij 7 vite më parë

s.autor

Postime të ngjashme

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete Rajon

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen Rajon

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret Rajon

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT