• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOSOVË/ Albin Kurti: Si kryeministër s’mund të themeloj asociacionin e komunave me shumicë serbe
Home
Rajon

KOSOVË/ Albin Kurti: Si kryeministër s’mund të themeloj asociacionin e komunave me shumicë serbe

29 October, 2024 s.autor Rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur këtë të martë (29 tetor 2023) se ai si kryeministër i vendit, nuk mund ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që bën pjesë në radhët e kërkesave kryesore për Prishtinën zyrtare sipas një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Gjatë një konference për shtyp, Kurti theksoi gatishmërinë e tij për nënshkrimin e një një draft-statuti për Asociacionin në mars 2023 në Ohër, kohë kur vendet kishin rënë dakord për aneksin e Marrëveshjes Bazë.

“Unë kam ofruar ta shkruaj draft-statutin më 18 mars 2023 në Ohër, por jam refuzuar. Por, në anën tjetri, më lejoni të theksoj se jam kryeministër i republikës demokratike. Meqë Kosova është republikë demokratike, kryeministrat nuk formojnë asociacione komunash”, tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës shtoi se kërkesa për themelimin e asociacionit nuk duhet t’i imponohet Kosovës dhe shtoi se tashmë vendi e ka një asociacion komunash, duke iu referuar asociacionit të komunave të Kosovës.

“Komunat asociohen me njëra-tjetrën, koordinohen e bashkëpunojnë. Ju e dini se ne tashmë e kemi një Asociacion të Komunave të Kosovës. Nëse dikush e dëshiron një asociacion tjetër, atëherë ai duhet të vijë nga dikush tjetër. Nëse kryeministri do ta themelonte atë, asociacioni do të ishte imponim ndaj komunave”, theksoi ai.

Kurti nënvizon se themelimi i asociacionit të kërkuar nga Serbia duhet të jetë zgjedhje “e lirë dhe e drejtë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRAT/ Shisnin drogë në lokale nate dhe pranë shkollave, arrestohen 7 persona në Korçë
Previous article PUBLIKOHET FOTO/ I plasi tritoli në dorë teksa ia montonte një tjetri, ky është i riu që ndërroi jetë sot në Elbasan

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate! Rajon

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT