• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOSOVË/ Albin Kurti paralajmëron zgjedhje parlamentare në dhjetor dhe në pranverë
Home
Rajon

KOSOVË/ Albin Kurti paralajmëron zgjedhje parlamentare në dhjetor dhe në pranverë

27 October, 2025 s.autor Rajon

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se vendi mund të përballet me zgjedhje parlamentare dy herë brenda muajsh, një ditë pasi dështoi ta fitojë mbështetjen e nevojshme në Kuvend për mandatin e tretë.

Duke folur në një konferencë për media në Prishtinë, Kurti tha çështja e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit në pranverë mund ta çojë vendin përsëri në zgjedhje.

“Mbase është për të ardhur keq që do të mundë të kemi, përveç balotazhit [të zgjedhjeve lokale në nëntor], dhe dy herë zgjedhje. Edhe zgjedhje në dimër, edhe zgjedhje në pranverë”, tha Kurti në një konferencë për media në Prishtinë.

Presidentes Vjosa Osmani i mbaron mandati në prill të vitit 2026.

“Sepse, kur nuk arritëm t’i bëjmë 61 deputetë për një qeveri të re, atëherë është vështirë e imagjinueshme që do t’i bëjmë kollaj 80 deputetë në pranverën e vitit të ardhshëm dhe i kemi edhe katër muaj deri në zgjedhjen e presidentit”, theksoi ai.

Presidenti zgjidhet me dy të tretat e votave të 120 deputetëve sa i ka gjithsej Kuvendi. Në rast se kandidati nuk i merr këto vota në dy rundet e para, në rundin e tretë zgjidhet me votat e gjysmës së deputetëve.

Në rast se nuk zgjidhet as në rundin e tretë, atëherë Kuvendi shpërndahet dhe shpallen zgjedhjet e reja.

Udhëkryqet e zgjedhjeve të parakohshme

Vetëm 56 deputetë votuan për kabinetin e propozuar nga Kurti në seancën e së dielës, pra pesë më pak se 61 votat e nevojshme. Pesëdhjetë e dy votuan kundër, ndërsa katër abstenuan.

Tani, sipas Kushtetutës së Kosovës, i takon presidentes Osmani ta caktojë një mandatar tjetër për formimin e Qeverisë brenda 10 ditësh.

Por, lideri i partisë së dytë më të votuar, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqin, hodhi poshtë mundësinë që të bëhet mandatar i radhës, në rast se presidentja e Kosovës do ta thërrasë për ta pyetur nëse e ka shumicën.

Kurti theksoi se, pas votimit të së dielës, “nuk ka rrugë apo mënyrë tjetër, përveç se drejt zgjedhjeve të reja. Nuk ka qenë preferenca jonë”.

Nëse as pas përpjekjes së dytë Qeveria nuk mund të formohet, presidentja duhet të shpallë zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditësh.

Njohësit e zhvillimeve politike thonë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mund të sillnin ndryshime në rezultatet e partive, por ato ndryshime nuk do të ishin të mjaftueshme, aq sa partitë të shmangnin nevojën për bashkëqeverisje në të ardhmen.

Kosova është zhytur në një paralizë politike qysh prej shkurtit, kur zgjedhjet parlamentare nuk prodhuan fitues të qartë, një herë më dështimet e vazhdueshme për ta konstituuar Kuvendin dhe pastaj qeverinë e re.

Kosova rrezikon të mbetet pa fonde nga Plani i Rritjes i BE-së

Kriza mund t’i kushtojë vendit me humbjen e fondeve nga Plani i Rritjes 2024-2027 i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Plani i Rritjes përmban një paketë prej 6 miliardë eurosh për të përkrahur përafrimin e ekonomive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet evropiane.

Nga kjo paketë, Kosova mund të përfitojë mbi 880 milionë euro, prej të cilave mbi 250 milionë si grant pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formë kredie me kushte të favorshme.

Kosova ishte ndër të parat që miratoi agjendën e reformave, por fondet mbeten të bllokuara për shkak të mungesës së institucioneve që ta ratifikojnë marrëveshjen formale me BE-në./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ERDHI PËR T’U MARTUAR..."/ Dëshmia e nënës dhe së afërmes së Edmond Haxhisë në gjyqin e Saraivës
Previous article "MUA DHE ALBANANËN NAË KËRCËNUAN BANDAT"/ Altin Dumani i përgjigjet Flamur Nokës: Nuk është kompetenca jonë...

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT