• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOSOVË/ Akuza për manipulim të votave brenda partive, kërkohet reagimi i prokurorisë
Home
Rajon

KOSOVË/ Akuza për manipulim të votave brenda partive, kërkohet reagimi i prokurorisë

17 January, 2026 s.autor Rajon

Ndryshime të mëdha në numrin e votave të disa kandidatëve për deputetë, brenda rezultateve të partive, sipas juristëve përbëjnë lëndë për Prokurorinë. Ata përjashtuan mundësinë e “gabimeve njerëzore” për rastet ku dallimet arrijnë dhjetëra, qindra ose mijëra vota, duke theksuar se duhet të veprohet mbi bazën e dyshimeve për kryerjen e veprës penale “falsifikim i rezultateve të votimit”.

Procesi i rinumërimit ka nxjerrë në pah ndryshime që variojnë nga disa vota, dhjetëra, qindra, deri te mijëra për kandidatët e caktuar brenda partive, në raport me rezultatet e nxjerra nga Qendrat Komunale të Numërimit. Juristët vlerësojnë se rastet ku dallimi në rezultate arrin shifra tre- dhe katërshifrore përbëjnë lëndë për Prokurorinë.

Avokati Arbër Jashari tha se, megjithëse ka “hapësirë për gabime njerëzore e teknike”, rinumërimi po tregon se në disa raste nuk bëhet fjalë për gabime, por për manipulim të qëllimshëm të rezultateve.

“Konsideroj se është normale që aty ku punohet edhe mund të gabohet, sidomos kur kemi të bëjmë me shifra dhe numërime të votave, por gabimet që po dalin tash me rastin e rinumërimit tregojnë një tendencë të qartë të manipulimit të rezultateve në favor të disa kandidatëve për deputetë,” tha Jashari.
Avokati Visar Rrecaj theksoi se ndryshimet e mëdha duhet të hetohen për kryerjen eventuale të veprës penale falsifikim i rezultateve të votimit.

“Gabimi njerëzor me një, dy, pesë, apo edhe dhjetë vota në nivel vendi, kur kemi mbi 1 milion fletëvotime, është i kuptueshëm. Por kur fletëvotimet për një kandidat shkojnë plus-minus 1 900, nuk ka më gabim – aty ka vjedhje. Prokuroria duhej të vepronte menjëherë në vendvotim dhe të urdhëronte arrestimin e të gjithë atyre që kanë numëruar vota aty,” tha Rrecaj.
Sipas tij, dënimet për këtë vepër penale variojnë nga 1 deri në 3 vjet burg sipas Nenit 216 të Kodit Penal, ndërsa për deformim të vullnetit qytetar mund të shkojnë deri në 5 vjet. Rrecaj theksoi se gjykata nuk duhet të ketë mëshirë dhe të shqiptojë maksimumin, pasi vullneti i qytetarëve nuk duhet të preket.

Deri tani, Prokuroria nuk ka njoftuar publikisht hapjen e ndonjë rasti ose nisjen e hetimeve lidhur me këto dallime.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIGJI PËR BARAZINË GJINORE/ Berisha nga Foltorja: Do jetë i pari që PD do shfuqizojë kur të vijë në pushtet
Previous article "U TREMBA MOS MË SULMONTE..."/ Flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

s.autor

Postime të ngjashme

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT