• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOSOVA/ Presidenti Meta, ndërmjetësues i arritjes së marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi
Home
Shqipëri

KOSOVA/ Presidenti Meta, ndërmjetësues i arritjes së marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi

17 February, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka qenë i përfshirë në aneks marrëveshjen e re ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për demarkacionin.

Burime të gazetës “Epoka e re”, kanë bërë me dije se për këtë proces ka një meritë presidenti shqiptar, Ilir Meta.

Sipas këtyre burimeve, presidenti Meta më 9 shkurt (ditë e premte) ka pasur një takim me kryeministrin e Malit të Zi, Dusko Markoviq, me të cilin ka biseduar për gjetjen e një zgjidhje rreth demarkacionit.

Takimi mes Metës dhe Markoviqit ka ndodhur në Podgoricë në “Villa Gorica”.

Për angazhimin e presidentit Meta si ndërmjetës për këtë temë kanë qenë në dijeni Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj.

“Të premten e shkuar, datë 9 shkurt, presidenti Meta ka qenë në një dreke informale në Podgoricë në ‘Villa Gorica’ me kryeministrin e Malit të Zi dhe ka negociuar formulën përfundimtare për demarkacionin para vizitës së kryeministrit të Malit të Zi në Kosovë. Në dijeni të këtyre negociatave sekrete ka qenë zëvendëskryeministri Limaj dhe kryeministri Haradinaj”, kanë thënë burimet e gazetës “Epoka e re”.

Presidenti Meta deri më tani nuk ka dhënë asnjë deklaratë rreth përfshirjes së tij në aneks marrëveshjen e re, e cila ka rezoltuar me pajtimin e dy palëve rreth zgjidhjes së çështjes së demarkacionit.

Megjithatë ai ka uruar për arritjen e kësaj marrëveshje.

Presidenti Meta do të jetë nesër në Prishtinë, ku do të marrë pjesë në shënimin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Më 14 dhe 15 shkurt, kryeministri i Malit të Zi ka qëndruar për vizitë në Kosovë, ku edhe dha sinjale se shteti i tij është i gatshëm ta ndihmojë Kosovën në këtë proces./Epoka E Re

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ Kur Shqipëria dhe Kosova grinden në facebook!
Previous article Konsumimi i një pijeje të gazuar në ditë, ul pjellshmërinë tek femrat dhe meshkujt

F.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT