55 raste aktive me koronavirus janë në Fushë Kosovë, ndërkohë që dje u konfirmuan edhe dy persona të tjerë të prekur me këtë virus.
Zëdhënësi i komunës, Ali Topalli pohoi për RTV Dukagjinin se për këto raste nuk dihet nëse janë burim i ri infeksioni apo raste kontakti.
“Deri më tani në Fushë Kosovë kemi 55 raste aktive por që deri më tani gjendja e tyre është e mirë dhe nuk kemi ndonjë raport se ndonjëri nga ta kanë gjendje të përkeqësuar shëndetësore”, tha ai.
Mes të tjerash ai sqaroi se bizneseve u janë shpërndarë rekomandimet që të respektojnë vendosjen e maskave dhe dorezave.


