• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOSOVA NË ALARM/ Ministri i Shëndetësisë: Mund të kolapsohet Spitali Infektiv nga rastet me Covid-19
Home
Rajon

KOSOVA NË ALARM/ Ministri i Shëndetësisë: Mund të kolapsohet Spitali Infektiv nga rastet me Covid-19

19 June, 2020 s.autor Rajon

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj ka bërë me dije se spitali infektiv mund të plotësojë kapacitetin me pacientë dhe kështu do të organizohen struktura të tjera.

Sipas Zemajt deri tani janë 58 të shtruar nga 125 shtretër që ka Spitali Infektiv teksa në dispozicion do të jenë spitalet rajonale të përgjithshme apo dhe struktura të tjera.

Kosova ka shënuar një rritje të rasteve me COVID-19 që ka alarmuar institucionet dhe autoritetet përkatëse.

“Duke parë që shtimi i rasteve të Covid-19 në të njëjtën kohë ka rezultuar me rritje edhe të numrit të personave që kërkojnë tretman spitalor (me 18 qershor kemi pasur në Klinikën Infektive të spitalizuar 58 pacientë), në bashkëpunim me SHSKUK-në kemi rikthyer në mobilizim të plotë kapacitetet e Klinikës së Pulmologjisë, të Klinikës së Dermatovenerologjisë dhe të Mjekësisë Sportive si asistencë për Klinikën Infektive për të përballuar një fluks eventual më të lartë të pacientëve që mund të kenë nevojë për tretman spitalor. Klinika Infektive ka aktualisht 125 shtretër dhe 6 respiratorë, me mundësi të shtimit të tyre sipas nevojës”, ka thënë ministri Zemaj.

“Gjithashtu, në funksion do të jenë edhe repartet infektive të Spitaleve të Përgjithshme (rajonale), ato që kanë kushte, sipas vlerësimit të bërë nga Zyra e OBSh-së në Kosovë, siç është Reparti i Sëmundjeve Infektive në Spitalin e Prizrenit”, shtoi Zemaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISHIN KTHYER NË TMERRIN E BANKAVE ITALIANE/ Arrestohen 4 grabitësit shqiptarë, ja çfarë sekuestroi policia
Previous article EKZEKUTIMI I HEKURAN BILLËS/ Makina me qira për të gjurmuar lëvizjet e viktimës, prova që ka policia kundër dajës e nipit (DETAJET)

s.autor

Postime të ngjashme

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin Rajon

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete Rajon

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen Rajon

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT