• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Kosova është Jeruzalemi i Serbisë”/ Jakup Krasniqi i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Daçiçit
Home
Rajon

“Kosova është Jeruzalemi i Serbisë”/ Jakup Krasniqi i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Daçiçit

14 December, 2017 Redaktor2 Rajon

Pas deklaratës së fortë të ministrit të Jashtëm serb, Iviça Daçiç se Kosova është Jerusalemi i Serbisë, vjen reagimi i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Ky i fundit, përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’ i ka dhënë një ‘porosi’ Daçiç se secili komb në Evropë e Ballkan, Jerusalemin e vet duhet ta kërkojë aty ku e banojnë me njerëzit e vet.

Postimi i Krasniqit:


“JERUSALEMËT KËRKONI ATY KU E POPULLONI, SE SHUMËKUSH KA JERUSALEMË TË HUMBUR!
Daçiçi ua paska thënë izraelitëve se Kosova është Jerusalemi i Daçiçit (i Serbisë)! Kjo thënie e Daçiçit, si Ministër i Jashtëm i Qeverisë së Serbisë, ndoshta edhe nuk është për t’u habitur shumë.
Pse? Sepse Daçiçi ka qenë pjesë aktive e regjimit serb të Millosheviqit. Ai regjim ka bërë gjenocid në tri vende të ish-Jugosllavisë, në Bosnje e Hercegovinë, në Kroaci e pastaj edhe në Kosovë. Ky farë ministri goxha shkurtabiq, as edhe një herë në jetën e tij nuk është distancuar nga politikat e gjenocidit të shefit të tij politik. Është për të ardhur keq që as GJND-ja, nuk e dënoi Serbinë për gjenocidin e ushtruar tmerrësisht në Bosnjë. Ky fakt, ka kohë që është duke i trimëruar pjesëmarrësit e atij gjenocidi që sot ndodhen në udhëheqjen e Serbisë “demokratike”!

Sikur ky njeri, dje Presidenti i tij, së pari, po të ishin shkëputur nga politikat e Millosheviqit, së dyti, ta kishin bërë kërkimfaljen për gjenocidin e kryer në vendet e përmendura dhe gjenocidin e kryer në Kosovë, nuk do ta kisha as një arsye t’ua përkujtoja të kaluarën kriminale. Por këta njerëz, sipas të gjitha deklaratave që i thonë që sa vite për Kosovën, pengesat që përpiqen t’ia bëjnë kësaj, konfirmojnë në mënyrë të pakontestueshme, se janë të ulur këmbëkryq në politikat e gjenocidit millosheviqian.

Këta njerëz duhet ta dinë se secili komb e sidomos shqiptarët i kanë Jerusalemët e tyre, që padrejtësisht kanë mbetur jashtë territorit shqiptar. Po ua përkujtoj, këtyre “demokratëve”, që për shpirt i kanë politikat e gjenocidit, se shqiptarët Jerusalemin e tyre e kanë në Shqipërinë e Toplicës, prej nga shovinistet serbë në vitet 1876/78 i kanë shpërngulur me dhunë mbi 500 vendbanime shqiptare. Ai ishte edhe holokausti i parë serb mbi shqiptarët autoktonë, ndonëse jo edhe i fundit. Për të cilën gjë Kongresi i Berlinit i vitit 1878 i ka obliguar që t’i dëmshpërblejë. Një obligim të tillë pushteti serb nuk e ka përfillur kurrë. Nëse është e vërtetë, se krimi nuk vjetrohet, Serbia e sotme duhet t’ua kthejë, respektivisht t’ua dëmshpërblejë shqiptarëve, kudo që ata jetojnë sot. Daçiçi e Vuçiçi duhet ta dinë se edhe Pazari i Ri (Novi-Pazari), Tutini e deri të Molla e kuqe (Nishi) janë Jerusalem i shqiptarëve. Madje edhe kryeqyteti i sotëm serb, Beogradi, dikur ishte një Jerusalem i hungarezëve. Qyteti i sotëm serb i Prilepit ishte Jerusalem i bullgarëve etj. Koha është që, secili komb në Evropë e Ballkan, Jerusalemin e vet duhet ta kërkojë aty ku e banojnë me njerëzit e tyre. Kosova denbabaden ka qenë e ka mbetur Jerusalem i shqiptarëve dhe bota demokratike e ka konfirmuar e njohur këtë fakt që askush më nuk mund ta kontestojë, e të mos flasim se këtë mund ta kontestojnë çapaçulët te gjenocidit serb! Është gjë e mirë që secili komb i Ballkanit ta ruajë atë që e ka nën kontrollin e vet!”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zgjedhjet në Alabama/ Will Smith: Kjo është si errësira para agimit
Previous article SHBA/ Donald Trump fajësohet se anuloi festën e Krishtlindjeve në vendin e Jezusit

Redaktor2

Postime të ngjashme

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike Rajon

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë Rajon

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT