Prokuroria Durrës, i dërgoi Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, dosjen e çështjes penale Nr. 1205, datë 08.07.2015, e cila lidhet me “skandalin e tokave në Ishëm”.
Sipas Prokurorisë së Durrësit, mësohet se dosja përmban materiale në ngarkim të të pandehurve.
Njëri prej të akuzuarve është edhe 50 vjeçari Sulejmaan Ibrahimi.
Sulejman Ibrahimi, datëlindja 01.04.1968, lindur dhe banues në Durrës, i padënuar më parë, i hetuar me masë sigurimi “Arrest në Burg” (vendimi nr. 43, datë 08.02.2018.
Akuzuar: Se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) e kryer në bashkëpunim (rastet I. a,b,c,d), “Shpërdorimi i detyrës” (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007) (rastet II. a,b,c) dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 pgr.3 – 25 x 4, 248 x 3 dhe 259 – 25 të Kodit Penal.



