Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lë në fuqi masën e ‘arrestit në burg’ për Silvi Shehun, inxhinierin e kompanisë së Vladimir Topit që u arrestuan nën dyshimet se korruptuan Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro.
Lajmi u konfirmua për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Pas hekurave për aferën me tenderat, ndodhen Joana Duro dhe specialistja e Lartë e Shërbimeve Publike, Laureta Shteto.


