• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORRUPSION PËR TRANSPORTIN E DRRUVE/ SPAK çon për gjykim ish-efektivët e Policisë së Elbasanit
Home
Aktualitet
Kronikë

KORRUPSION PËR TRANSPORTIN E DRRUVE/ SPAK çon për gjykim ish-efektivët e Policisë së Elbasanit

13 November, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Posaçme ka çuar për gjykim dosjen në ngarkim të disa efektivëve të policisë së Elbasanit, pasi akuzohen për korrupsion në lidhje me prerjen e paligjshme të druve. Nga hetimet ka rezultuar se shtetasve Zenel Taragjini dhe Lirian Taragjini iu është bllokuar nga policia një makinë me dru zjarri.

Shtetasi Lulzim Hasa, në rolin e sekserit ka ndërhyrë duke iu premtuar lirimin e makinës me dru për 30 mijë lekë të reja me ndërhyrje te dy OPGJ-të, Çelnik Toska dhe Sefer Shuka. Por paratë nuk janë dhënë dhe as janë marrë.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë procedim penal nga BKH, janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasit Çelnik Toska dhe Sefer Shuka në detyrën e Oficerit të Policisë Gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, si dhe shtetasi Lulzim Hasa, kanë marrë në disa raste nga shtetasit Zenel Taragjini dhe Lirian Taragjini, përfitime monetare të parregullta, në shuma monetare si dhe përfitime të tjera materiale, për të kryer veprime të lidhura me detyrën dhe funksionin e tyre.

NJOFTIM PËR MEDIAT

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 19.10.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale me Nr. 187 të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurve Ç.T, L.H, S.Sh, L.T dhe Z.T.
Në seancën e datës 13.11.2023, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (seanca paraprake) me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 104 Regjistri Themeltar, datë 13.11.2023 vendosi:
Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal me Nr. 187 të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurve:
Ç.T, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funskionarëve të tjerë të drejtësisë” parashikuar nga neni 319/ҫ i Kodit Penal;
Lulzim Hasa, i cili akuzohet për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i katër i Kodit Penal;
Sh i cili akuzohet për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
T, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funskionarëve të tjerë të drejtësisë” e kryer në bashkëpunim dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 319 e 25 dhe 245/1 paragrafi i dytë e 25 i Kodit Penal;
T, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funskionarëve të tjerë të drejtësisë” e kryer në bashkëpunim dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 319 e 25 dhe 245/1 paragrafi i dytë e 25 i Kodit Penal;
Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për t’u hedhur në short me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë.
Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.
Tiranë, më datë 13.11.2023

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Mbytet 53-vjeçarja në plazhin e Durrësit (EMRI)
Previous article VRAU SHQIPTARIN NË NJË LOKAL NË MILANO/ Kërkohet burg përjetë për Rigels Gjinajn: Do të doja të kthehesha pas dhe të…

s.autor

Postime të ngjashme

PLAGOSI ME THIKË BABË E BIR NË SUKTH/ Arrestohet 32-vjeçari Aktualitet

PLAGOSI ME THIKË BABË E BIR NË SUKTH/ Arrestohet 32-vjeçari

KOMISIONI I REFORMËS TERRITORIALE/ Ristani nuk pranon të marrë pjesë, socialistët kërkojnë të lajmërohet Veliaj Aktualitet

KOMISIONI I REFORMËS TERRITORIALE/ Ristani nuk pranon të marrë pjesë, socialistët kërkojnë të lajmërohet Veliaj

VRAU VËLLANË DHE U ARRATIS/ Arrestohet 76-vjeçari në Kavajë Aktualitet

VRAU VËLLANË DHE U ARRATIS/ Arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT