• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORRUPSION, PASTRIM PARASH DHE FSHEHJE PASURIE/ Si nisi hetimi ndaj Arben Ahmetajt?
Home
Breaking News

KORRUPSION, PASTRIM PARASH DHE FSHEHJE PASURIE/ Si nisi hetimi ndaj Arben Ahmetajt?

10 July, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pasi e shenjëstroi nëntë muaj më parë për inceneratorin e Elbasanit, për Arben Ahmetaj SPAK deklaron se ka mbledhur prova që tregojnë se ish ministri i Financave në gjashtë raste ka kryer korrupsion.

Shembulli më korruptiv dhe flagrant lidhet me gjurmët e mbetura në kompjuterin e Klodian Zotos, një i kërkuar dhe i akuzuar për inceneratorët i cili dyshohet se i pagoi udhëtime në disa shtete, atij dhe bashkëshortes. Pesë rastet e tjera të korrupsionit mbahen sekret nga SPAK pasi ka edhe persona të tjerë nën hetim.

Në letër-porositë e ndërkombëtarëve por edhe llogaritë bankare SPAK thotë se nga udhëtimet , Arben Ahmetaj përfitoi 34 mijë euro.

Kjo ishte gjurma e parë që u bë shkak që SPAK ta veçonte Ahmetaj në atë kohë numri dy i qeverisë nga dosja 277 thënë ndryshe inceneratori i Elbasanit, duke e ndarë në fraksion më vete

Por Arben Ahmetaj dyshohet nga SPAK për veprime të dyshimta për të tre inceneratorët.

Akuza tjetër lidhet me fshehjen e pasurisë , dhe hetimi bazohet në sekuestrimin preventiv ndaj dy vilave , njëra në Palasë dhe tjetra në Hamallaj. Prokurorët thonë jo zyrtarisht se kanë mbledhur fatura dhe kanë pyetur disa biznesmenë në fushën e arrestimit, të cilët bëhet me dije se kanë treguar emrin e ish funksionarit. Akuza e tretë për të cilën kërkohet lënia e mandatit të deputetit gjë e cila do të sillte masë sigurie në gjykatën e posaçme, lidhet me një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave në bashkëpunim, të fituara sipas SPAK nga korrupsioni.

Nëse Këshilli i mandateve i jep dritën jeshile SPAK, një tjetër prokuror i SPAK pritet të kërkojë masë sigurie ndaj ish ministrit, dhe bëhet fjalë për dosjen e ish fabrikës së bukës, për të cilën Arben Ahmetaj u pyet pak ditë më parë./ Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRFUNDON SEANCA PËR INCENERATORIN E FIERIT/ Shkon në 7 numri i të pandehurve që kanë realizuar mbrojtjen
Previous article PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË POGRADEC/ Vihet në pranga 49-vjeçari që ishte bërë gati për vrasje

s.autor

Postime të ngjashme

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë Aktualitet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës Aktualitet

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti Aktualitet

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT